Kisha e Shën Gjorgje Runoviqit (Prizren)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-956/64

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012 - 2014

Historiku

Kisha e Shën Gjergjit - Runoviqit gjendet në Zonën Historike të Prizrenit, në sheshin Shadërvan respektivisht në oborrin e Kishës Sinodale të Shën Gjergjit. Objekti është ndërtuar në fund të shek XV-të fillim të shek. XVI, nga ana e vëllezërve Runoviq dhe i kushtohet Shën Gjergjit. Më vonë, në fund të shek XIX ndërtohet kisha Sinodale me të njëjtin emër ashtu që Kisha e vjetër shërbente më tepër për ruajtjen e ikonave dhe rekuizitave tjera kishtare. Objekti i takon llojit të kishave familjare të Mesjetës, me bazë drejtkëndëshe me absidë dhe ka qenë me tre anijata që është vërtetuar gjatë gërmimeve të bëra në vitet 1994. Gjatë këtyre gërmimeve është zbuluar edhe pjesa e narteksit dhe varrezat përreth kishës, gjithashtu janë zbuluar edhe varret e vëllezërve Runoviq. Në vitin 1994/95 objekti është restauruar dhe konservuar nga ana e jashtme dhe e brendshme me ç’rast është rregulluar edhe hapësira rreth objektit. Kisha në gjendjen aktuale është një anijatëshe. Objekti është ndërtuar me gurë lumi me qemer nga ana e brendshme, ndërsa nga ana e jashtme është e mbuluar me kulm dy-ujor. Kulmi fillimisht ka qenë i veshur me rrasa guri, kurse gjatë restaurimeve të bëra në vitet 1994-1995 është veshur me pllaka të plumbit. Brenda objektit në anën jug perëndimore gjendet varri i Mitropolit Mihajllo (1733-1818). Enterieri i kishës dallohet me afresket që datojnë nga shek XVII. Gjatë viteve 2005-2007 janë kryer disa intervenime restauruese, me ç’rast është bërë riparimi i gurëve dhe tullave të dëmtuara në mure, zëvendësimi i dritareve dhe dyerve me ato të reja, vendosja e plumbit në mbulesën e kulmit dhe riparimi i llaçit të brendshëm.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 002899

Emri: Kisha e Shën Gjorgje Runoviqit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Prizren

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Prizren

Lokaliteti: Qendra e qytetit, në sheshin “Shadërvan”

Kodi Postar: 20000

Emri i rrugës: Marin Barleti 1

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Mesjetë e Vonë

Shekulli: XIV

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.