Kisha e Shën Nikollës - Tutiqëve (Prizren)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-236/62

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012 - 2014

Historiku

Kisha e Shën Nikollës –Tutiqëve ndodhet në bërthamën e Zonës Historike të Prizrenit , në zonën e ashtuquajtur Papas Çarshi. Është ndërtuar në vitin 1331\32 nga ana e Dragosllav Tutiqit ( murg Nikolla) dhe gruas së tij Bella, fakt ky që vërtetohet nga mbishkrimi në gur i cila gjendet në murin lindor të kishës , i ruajtur vetëm në fragment me përmbajtjen e cila njihet në bazë të një transkripti të shek XIX . Më vonë Kisha kalon në pronësi të Manastirit të Deçanit . Kisha është një anijatëshe me përmasa të vogla, me planimetri drejtkëndëshe, me një tambur oktagonal mbi të cilin mbështetet kupola me hapje për ndriçim. Në anën lindore gjendet absida gjysmë rrethore me dy nisha gjysmëharkore. Është ndërtuar me gurë në kombinim me tulla . Pikturat murale (Afresket) janë të pakta dhe të fragmentuara, ndër to veçohet afreska pak më e ruajtur me paraqitjen e Shën Nikollës – donatorit të Kishës. Në bazë të tematikës, renditjes dhe stilit të afreskeve , pikturat në Kishën e Shën Nikollës janë të ngjashme me ato të fazës së parë të pikturimit në Kishën e Shën Shpëtimtarit (në Prizren) dhe në Kishën e Shën Gjergjit (në Reqanë), për këtë arsye mendohet se kemi të bëjmë me mjeshtër të njëjtë të pikturimit për këto objekte sakrale. Në vitin 1967 janë bërë punimet restauro-konservuese në strukturë dhe pikturat murale të kishës, njëkohësisht bëhet edhe restaurimi i tërësishëm i kupolës. Gjatë viteve 2005-2010 janë kryer disa intervenime restauruese, me ç’rast është bërë riparimi i gurëve dhe tullave të dëmtuara në mure, zëvendësimi i dritareve dhe dyerve me ato të reja, vendosja e plumbit në mbulesën e kulmit, zëvendësimi i gurëve të thyer në dysheme, restaurimi i pikturave murale, instalimet elektrike, drenazhimi dhe rregullimi i oborrit. Sipas tipologjisë kjo kishë i takon tipit të Kishave familjare , të stilit të Bizantit të vonshëm dhe është e dedikuar për nevojat e besimtareve që jetojnë përreth.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 002898

Emri: Kisha e Shën Nikollës - Tutiqëve

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Prizren

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Prizren

Lokaliteti: Qafa e pazarit

Kodi Postar: 20000

Emri i rrugës: Pushkatarëve nr.3

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Mesjetë e Vonë

Shekulli: XIV

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.