Hamami i Vjetër (Vushtrri)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: Nr.v.E.K. 02-628/68

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2079/2011 30.09.2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014

Historiku

Hamami i Gazi Ali Beut gjendet në bërthamën e qendrës së vjetër të qytetit të Vushtrrisë. Hamami i Vushtrrisë është ndërtuar nga Gazi Ali Beut në fund të shek.XIV dhe fillim të shek.XV. Objekti sanitar publik kishte funksion banjoje i cila ishte në shërbim per te dy gjinit. Hamami paraqet një objekt kompleks teknik per sa i përket zgjidhjes hidraulike dhe termoteknike. Hamami i Vushtrrisë i takon tipit te Hamameve “ Tek” dhe përmban sallën e madhe në hyrje me shatërvanin nga guri në mes, sallën e dytë (pjesa e vakët dhe nyja sanitare, dhe dy kthina ( halvete) për larje përballë njëra-tjetrës. Në këto hapësira gjendeshin dy vaska (kurna) guri me ujë të ngrohtë që vinte nga depo. (Shtylla, 1998, f. 38-39) Skema e banjës e këtij Hamami është e ngjashme me Hamamin në Pejë - seksionin e grave. Duket qartë që hamami u ndërtua në dy periudha. Hyrja e ndërtuar nga gurët poroz vullkanik- gurë shtufi është ndërtuar në shek. XVII. Një periudhe më të hershme i përkasin dyshemeja dhe tri kupolat e ulëta. (Shtylla, 1998, f. 38-39) Ambienti i fundit i hamamit zë gjithë gjerësinë e objektit. Ambienti i hyrjes paraqet një volum kubik që mbulohet nga sipër me kupolë masive sferike me tambure tetë këndore. Pjesa më e hershme është volumi përdhesë me tre kupolat e ulëta ku janë ambienti i ndërmjetëm, dy ambientet e larjes dhe depozita e ujit. (Shtylla, 1998 f. 39) Pullazi është i ndërtuar në formë kupole. Ambientet e Banjos ishin të shtruara me gurë mermeri të bardhë. (Fejza, et.al. 2003, f. 482-483) Gjithashtu Mulaku pohon se lokalet e hamamit kanë qenë të shtruara me mermer të bardhë. (Mulaku, 2004, f. 60) Hapësira e garderobës sot nuk eksizton.) Në sallën e madhe kanë qenë katër shtretër për pushim pas daljes nga banja. (Mulaku, 2004, f. 60) Nga vitet ’70 objekti është jashtë funksionit. Në vitin 2013/14 u realizuan punime restauruese dhe konservuese, investitor Ambasada e SHBA.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 002850

Emri: Hamami i Vjetër

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Mitrovicë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Vushtrri

Qyteti/Fshati: Vushtrri

Lokaliteti: Vushtrri

Kodi Postar: 42000

Emri i rrugës: Mic Sokoli

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIV

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.