Kompleks shtëpish i Lagjes Bushët e Poshtëm (Hani I Elezit)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 09.10.2015

Historiku

Në fshatin Puset e Nikës (Pustenik) ndodhet lagjja Bushët e Poshtëm. Në këtë lagje ndodhen 10 shtëpi prej guri, disa të ndërtuara para e shumica pas Luftës së Dytë Botërore. Ky kompleks arkitektural është shumë interesant dhe me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit malor. Në brendësi të lagjes nuk gjendet as edhe një banor sepse të gjithë janë shpërngulur në qytet ose në fshatrat e afërta. Shtëpitë e mbetura vetëm po prishen dita ditës edhe nga faktorët atmosferikë, edhe nga mospërkujdesja e pronarëve. Në anën tjetër bimësia i ka mbuluar muret e shtëpive. Problemi në qasje shtohet edhe për faktin se kodra ku janë të vendosura këto shtëpi është mjaft e pjerrët. Shtëpia e Brahim Bushit Kjo shtëpi është vetëm njëra prej dhjetë shtëpive që është arritur të incizohet. Shtëpia sipas të zotit të saj ka rreth 80-90 vjet. Materiali për ndërtim kryesisht është guri dhe hatullat, bashkë me llaçin e baltës si material lidhës. Shtëpia ka 7 breza drurësh a hatullash dhe kjo si rrjedhojë e faktit se objekti është mjaft i lartë. Ka bodrumin, përdhesën dhe katin. Bodrumi është përdorë për ahur të kafshëve, e kjo shihet nga grazhdi i kafshëve që ndodhet ende në të. Në përdhes ka dy kthina, si zakonisht të ulëta. Të dy kthinat kanë hyrje të veçanta. Kthina që ndodhet mbi bodrum ka oxhak, anash të cilit ndodhen dy dritare të vogla. Kthina e dytë e përdhesës është më e gjerë se e dyta, me dy dritare që nuk dritësojnë sa duhet. Përdhesa komunikon me katin nëpërmjet shkallëve të jashtme, të cilat janë prej guri. Nga katër shkallët prej guri, nëpërmjet një dere druri të kohës hyhet në çardakun me rrethojë prej druri, i cili shtrihet në tërë ballinën e shtëpisë, duke vazhduar edhe kah muri lindor, por që vazhdimi është më i ngushtë se çardaku i mirëfilltë. Rrethoja e çardakut prej druri është e stilizuar bukur, me hapje të ndryshme në dërrasa, e ndonjëherë hapjet e tilla ngjasojnë me kryqe. Pesë shtylla me kapitele janë të vendosura në çardak. Ndërsa nën çardak ndodhen dy shtylla mbajtëse, të cilat për bazë kanë gurë të mëdhenj, të vendosur krejt pakëz në tokë. Në kat janë gjithsej dy dhoma të cilat komunikojnë drejtpërdrejt me korridorin e çardakut. Dhoma kah lindja është pakëz më e vogël sesa ajo nga perëndimi. Të dy dhomat kanë oxhaqe dhe nga një dritare të vogël që nuk dritësojnë mirë brendësinë e dhomave. Në anën tjetër, dhoma në perëndim edhe pse ka dy dritare të tjera, sërish të vogla, që komunikojnë me hapësirën e çardakut përsëri del e pa dritësuar mirë. Kjo dhomë ka të shkatërruar murin verior. Kulmi është katër ujor me trarë e çatme të gdhendura me sëpatë. Është i mbuluar me qeramidhe. Një pjesë e kulmit tashmë është shkatërruar fare.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 002694

Emri: Kompleks shtëpish i Lagjes Bushët e Poshtëm

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Hani I Elezit

Qyteti/Fshati: Puset e Nikës

Lokaliteti: Lagjja Bushët e Poshtëm - Puset e Nikës

Kodi Postar: 71510

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.