Shtëpi banimi - Luan Rudi (Prishtinë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2000

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015

Historiku

Shtëpia e Luan Rudit i përket fundit të shek. XVIII dhe gjendet në rrugën “Tringë Smajli” në qendër të Prishtinës. Funksioni fillestar ishte banimi, mirëpo gjatë kohës përdhesja është shndërruar në hapësirë afariste përderisa kati shfrytëzohet ende për banim. Ndërtesa paraqet një shembull tipik të shtëpisë qytetare P+1 e tipit me çardak të mbyllur, erker të theksuar kah rruga, mure prej qerpiçi me trashësi 70cm dhe 30cm. Konstruksioni i dyshemesë është me trarë të drurit mbuluar me dërrasa, ndërsa komunikimi vertikal bëhet përmes shkallëve të punuara nga druri. Shtëpia ka çati katër ujore, të ndërtuar me lëndë druri dhe të mbuluar me tjegulla. Enterieri karakterizohet me dollapë të murit me dy krahë druri (yklyqe) dhe tavane të punuara nga druri me kornizë anësore të thyer në katër anët dhe me rozetë në qendër. Banesa ka arritur t’i mbijetojë kohës falë angazhimit të pronarëve (të fundit familja Rudi) megjithëse në gjendje të keqe fizike dhe me ndryshime në aspektin e dukjes dhe të funksionit. Duke marrë parasysh dëmtimet e ndërtesës e sidomos kulmit dhe mbulesës së tij, me mjetet financiare nga MKRS dhe me angazhimin e QRTK të Prishtinës, në dhjetor 2012 u bë zëvendësimi i trarëve të dëmtuar të kulmit me trarë të ri dhe mbulimi i sërishëm i kulmit me tjegulla. Intervenimi në objekt është ndërmarrë si hap emergjent për mbrojtjen e ndërtesës derisa të bëhet sigurimi i fondeve për konservimin e tërësishëm të tij. Duke u referuar në tipologjinë e saj dhe pozitën, kjo shtëpi përveç vlerave arkitektonike ka edhe vlera ambientale për qytetin e Prishtinës.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 002389

Emri: Shtëpi banimi - Luan Rudi

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK - Prishtinë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prishtinë

Qyteti/Fshati: Prishtinë

Lokaliteti:

Kodi Postar: 10000

Emri i rrugës: "Tring Smajli" Nr. 8

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVIII

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.