Kulla e Sadik Nivokazit ( Teqja e Shejh Hazirit ) (Gjakovë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor-2012, Tetor 2013,-Tetor 2014

Historiku

Kulla gjendet në fshatin Nivokaz, afër rrugës kryesore Gjakovë-Junik. Kulla është ndërtuar në fillimvitet e shek. XIX. Përveç rolit për banim kulla ka shërbyer edhe si teqe (i takon tarikatit Halveti). Në histori, kulla (teqeja) ka luajtur rol të rëndësishëm. Për shkak të afërsisë me Junikun, aty janë mbajtur mbledhje të rëndësishme me patriotë si: Bajram Curri, Hasan Prishtina etj. Kulla është ndërtuar në tri kate nga materiali i gurit dhe me tipare të arkitekturës tradicionale shqiptare. Këndet e kullës, kornizat e dritareve si dhe anëcaku i strehës janë të punuara me gurë të latuar, ndërsa pjesa tjetër e mureve është e punuar me gurë lumi madhësish të ndryshme. Në katin përdhese është hapësira që quhet ahur (shërben për bagëti). Hyrja bëhet nga dera e bungut që ka një shul (direk) nga brenda dhe në vend të dritareve ka disa vrima për ajrosje. Në katin e dytë të kullës arrihet përmes shkallëve të jashtme prej gurit që janë të mbuluara me kulm. Një zgjidhje të këtillë të shkallëve me mure të trasha guri nga anash nuk e hasim në ndonjë objekt tjetër. Në këtë kat janë dhomat e vogla që quhen qilarë dhe shërbejnë si dhoma gjumi. Këto dhoma kanë dritare të vogla. Dyshemeja është e shtruar me llaç të terur (shërben për nxehtësi), mbi konstruksionin e meskatit prej druri. Tavanet janë të punuara me dekorime të drurit. Nga kati i dytë në të tretin arrihet përmes shkallëve të brendshme, që të shpien tek oda e burrave ose teqeja. Oda e burrave e ka oxhakun, dyshekllëkun e gurit, divanhanën dhe tavanin e dekoruar me punime druri. Konstruksioni i kulmit të kullës është i punuar nga druri i gështenjës me rënie katërujore dhe i mbuluar me tjegulla tradicionale. Në vitin 2010, në këtë objekt janë kryer punime konservuese-restauruese.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001637

Emri: Kulla e Sadik Nivokazit ( Teqja e Shejh Hazirit )

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjakovë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjakovë

Qyteti/Fshati: Fshati Nivokaz-Gjakovë

Lokaliteti: Fshati Nivokaz

Kodi Postar: 50000

Emri i rrugës: Fshati Nivokaz

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.