Mejtepi i fshatit Llukë e Epërme (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Historiku

Xhamia (Mejtepi i Tahir Efendi Llukës) Lluka e epërme - Deçan Nëfshatin Lluka e Eperme, në qendër të fshatit pranë rrugës, gjindet Mejtepi i qujtur Mejtepi i Tahir Efendi Llukës. Objekt i ndertuar në shek.XIX. Mejtepi i fshatit i ndërtuar nga mjeshtrit popullor shqiptarë në shekullin XIX, sipas teknikës së ndërtimit ky mejtep na përkujton në kullat e Rrafshit të Dukagjinit e ndertuar nga guri dhe druri. Mejtepi u realizua në teknikën rustika ku hapjet portali, dritaret dhe qoshet e objektit u muratuan me gurë të pa përpunuar e çka bën të veçohet nga pjesë të tjera të muresës të mejtepit.Mejtepi e ruan gjendjen fillestare, me disa ndryshime të mavonëshme si në murosje ashtu edhe suvatimi në fasadat e jashtëme. Pos vlerës arkitektonike ajo posedon edhe rëndësin e saj historike për popullin shqiptar, sepse ishte shkollë e parë shqipe në këtë anë.Mejtepi është në gjendje të mirë.Më 27. 11. 2002 u realizua invetarizimi. Mejtepi gjindet në zonën katastrale nr.61800, ngastren nr. 157.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001622

Emri: Mejtepi i fshatit Llukë e Epërme

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Llukë e Epërme

Lokaliteti: Mejtepi i fshatit Llukë e Epërme

Kodi Postar: 51000

Emri i rrugës: Fshati lluke e eperme

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.