Mulliri I Shabanajve (N.A.)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Historiku

Në qendër të Deçanit gjendet një nga objektet më të vjetra të qytezës i quajtur Mulliri i Shabanajve i ndërtuar në shek. XIX nga mjeshtrit popullorë vendorë. Ky mulli si objekt publik shërbente për nevojat e popullatës së Deçanit dhe më gjerë për bluarjen e drithërave. Ishte ndërtim industrial i shek. XIX që i takon tipit të mullinjve me ujë me vetëm një hapësirë. Me bazë katërkëndëshe objekti si tërësi është ndërtuar me gurë të pa latuar dhe latuar Hapja në qendër mbi rrjedhën e lumit është e realizuar me hark nga gurët pak të latuar. Ka çati të thjeshtë katërujore dhe është i mbuluar me tjegulla tradicionale. Mekanizmi i bluarjes përbëhej nga dy gurë të mullirit të cilët funksionin me anë të ujit. Në saje të rëndësisë së veçantë që kishte mulliri Shabanaj në memorien kolektive të popullatës së Deçanit, pavarësisht se ishte në gjendje të shkatërruar, pas luftës u përzgjodh që të rindërtohet për shfrytëzim si qendër e komunitetit. Ndaj me ndihmën e Ministrisë së jashtme të Italisë, dhe OJQ italiane ,,INTERSOS” , ky mulli u restaurua në vitin 2005. Objektit pas restaurimit iu ka kthyer pamja origjinale. Aktualisht mulliri shërben për ekspozita të ndryshme, me theks në ekspozimin e zejeve tradicionale- veshjeve tradicionale të trevës së Dukagjinit.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001458

Emri: Mulliri I Shabanajve

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: N.A.

Qyteti/Fshati: Qytet

Lokaliteti: Deçan

Kodi Postar: 51000

Emri i rrugës: Rr.Deshmorët e Kombit pa.n.

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XIX

Nga rrjetet sociale

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.