Nekropoli tumular Ilir i Llashticës (Gjilan)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01. 10. 2014

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 10.10.2015

Historiku

Nekropoli i tumulave në Llashticë gjendet rreth 10 km në verilindje të qytetit të Gjilanit, në krahun e djathtë të Moravës së Binçës, e shtrirë në një sipërfaqe të gjerë të tokave punuese të fshatit Llashticë buzë maleve të Karadakut. Nekropoli përbëhet prej nëntë tumave të evidentuara, karakteristike për periudhën e vonë të hekurit si dhe ndërlidhet me vendbanimin rrafshinor të periudhës së hekurit e cila gjendet rreth 1.5 km në veri të saj, e konstatuar nga sondazhet e zhvilluara në tetor të vitit 2011. Hulumtimet arkeologjike në këtë areal janë zhvilluar në disa etapa gjatë viteve 1980, 1981, 1982 (janë hulumtuar gjithsej 5 tuma), si dhe në vitin 2011 është gërmuar tuma IX, vetëm në dy segmente. Inventari i varreve (materiali arkeologjik) përbehej prej gjetjeve të shumëllojta si në formë ashtu dhe në material; enë qeramike, vorba, pjata dhe zbukurime (fibula, byzylykë, qafore etj.) si dhe pjesë të fragmentuara të objekteve të kultit me figura të zogjve e të punuara në bronz. Njëra nga tumat (tuma IX) është në gjendje relativisht të mirë me përmasa të dukshme 32 x 32 m në diametër, ndërsa me lartësi të ruajtur deri në 1.60 metër. Pas gërmimeve u konstatua se në këto varre mungonin mbetjet mortore të të ndjerëve, të cilat me siguri pas djegies, hiri iu është shpërndarë. Tumat i përkasin periudhes se hekurit gjegjesisht shekullit VIII-VII Para Krishtit.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000074

Emri: Nekropoli tumular Ilir i Llashticës

Klasa: Lokalitet Arkeologjik

Institucioni: IAK

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjilan

Qyteti/Fshati: Llashticë

Lokaliteti: Gumura

Kodi Postar: 60000

Emri i rrugës: Nuk ka emërtim të rrugës

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkeologjike

Periudha: Epoka e Hekurit

Shekulli: VIII

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.