Sahat Kulla e Mahmud Pashës (Prizren)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 04.09.2002

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Historiku

Sahat Kulla e Mahmud Pashës ndodhet në pjesën lindore të fshatit Mamushë gjegjësisht në oborrin e Xhamisë së Kamber Beut. Sipas burimeve shkrimore Mahmud Pashë Rrotlla e ndërtoi kullën në shek. XIX në shenjë bamirësie. Mbi portën kryesore të kullës gjendet mbishkrimi në pllakë të mermerit në gjuhën osmane, me shkrim Sulus, me këtë përmbajtje: “Fi shehri-ramazan – 1231” që përkon me vitin 1815. Sahat Kullat janë ndërtuar për orientimin e banorëve për kohën në përgjithësi, për kohën e faljes, kohën e hapjes dhe mbylljes së shitoreve. Kullat janë vendosur në pozita strategjike për përcjelljen e situatës, sikurse përhapja e zjarreve dhe vëzhgimi i situatës së sigurisë. Baza e Sahat Kullës së Mahmud Pashës është kënddrejtë, e ndërtuar me gur vendor të gdhendur, të lidhur me llaç gëlqeror. Objekti nuk është i suvatuar ku shihet qartë struktura e muratimit. Pjesa e epërme përfundohet me kulm katër ujor dhe është e mbuluar me llamarinë. Mbi trupin e kullës gjendet koka me planimetri katrore, ku ishte e vendosur ora. Kjo pjesë e epërme mbulohet gjithashtu me kulm katër ujor, të mbuluar me llamarinë. Hyrja në Sahat Kullë realizohet nëpërmjet portës nga druri, me kornizë gjysmë rrethore nga gur të gdhendur. Nga porta, në brendi gjenden shkallët dy krahëshe nga druri që shpijnë në pjesën e epërme të Kulës. Mekanizmi i orës ekziston por nuk funksionon.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001341

Emri: Sahat Kulla e Mahmud Pashës

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Prizren

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Mamushë

Lokaliteti: Në qendër pranë xhamisë

Kodi Postar: 25040

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.