Shtëpia e Isak Pozharanit (Gjilan)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Historiku

Në qytetin e Gjilanit në rrugën “Abdulla Tahiri” gjendet shtëpia dykatëshe e Isak Pozharanit. Kjo shtëpi ka filluar të ndërtohet në vitin 1908 nga Kurtesh Pozharani dhe ka përfunduar në vitin 1913. Vlerat që e shoqërojnë këtë objekt janë historike, të vjetërsisë dhe reprezentative. Shtëpinë e shoqëron edhe një historik shumë interesant, pasi është ndërtuar nga një figurë historike e shekullit XIX, Kurtesh Kurteshi nga Pozherani, i njohur si Kurtesh Aga. Ky objekt ndërlidhet me ngjarje të shumta historike, të periudhave të ndryshme, siç është historia e pronarit dhe ndërtuesit të objektit, Kurtesh Agës, i cili i është kundërvënë pushtetit osman. Më pas gjatë periudhës së komunizmit, banorët e shtëpisë janë kërcënuar disa herë për t’u shpronësuar nga prona e tyre. Krahas vlerës historike, objekti shquhet edhe për vlerat arkitektonike si banesë qytetare me karakter masiv të ndërtimit, me planimetri katërkëndëshe. Është e ndërtuar me tulla të pjekura, i mbuluar me kulm dy ujor. Instalimi i ngrohjes qendrore, edhe pse i papërfunduar për shkaqe të rrethanave politike të kohës, është i një rëndësie të veçantë për studim. Shtëpia është e ndërtuar në përdhese dhe kat. Ka tetë kthina, katër në përdhese dhe katër në kat. Lidhja në mes kateve realizohet nëpërmjet shkallëve të brendshme nga druri. Në kat kah fasada ballore nga perimetri i mureve del në formë konzolle çardaku. Fasada ballore ka trajtim linear, ku hapjet e dritareve në formë drejtkëndëshe, janë të renditura në grupe nga tri dhe krijojnë një ritëm përsëritës. Enterieri është i pasur me dollapët e vjetër të vendosur në mure, ku dallohen kapakët nga druri. Duke marrë parasysh të gjitha elementet e lartcekura, ky objekt është reprezentativ për historinë e Gjilanit para më shumë se 100 viteve.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000063

Emri: Shtëpia e Isak Pozharanit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjilan

Qyteti/Fshati: Gjilan

Lokaliteti: Gjilan

Kodi Postar: 60000

Emri i rrugës: Abullah Tahiri

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.