Kompleks arkitektonik-Lagja Dacaj në Puset e Nikës (Kaçanik)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Historiku

Në fshatin Puset e Nikës (Pustenik) ndodhet lagjja e Dacëve. Në atë lagje janë gjithsej 9 shtëpi të ndërtuara vetëm me gurë. Shtëpitë janë afër njëra tjetrës. Në të vërtetë, edhe ndërtimi dhe shtrimi i rrugës me asfalt që do të bëhet këtë vit (2013 është duke u punuar) fshatit Puset e Nukës (Pustenik) i krijohen kushtet për zhvillim të turizmit malor, për shkak të lartësisë mbidetare që ka, rreth 751 m. Përndryshe, shtëpitë ekzistuese të ndërtuara me gurë janë shumë interesante dhe edhe ato mund të shërbejnë për zhvillimin e turizmit, të thuhet të një turizmi kulturor. Asnjëra nga shtëpitë nuk është e banuar dhe kjo bën që zbrazëtia të ndikojë në shkatërrimin e tyre. Disa prej shtëpive, në dhomat e katit kanë oxhaqe të veçanta. Në të vërtetë, disa prej tyre (shtëpive) kanë vetëm muret, ndërsa të tjerat kanë nevojë për intervenim të shpejtë. Pronarët e shtëpive: 1. Haki Daci 2. Mehmet Daci 3. Fehrat Daci 4. Elmaz Daci 5. Saqip Daci 6. Sami Daci 7. Pajazit Daci dhe 8. Hasan Daci 9. Abedin Daci

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001169

Emri: Kompleks arkitektonik-Lagja Dacaj në Puset e Nikës

Klasa: Tërësi

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Kaçanik

Qyteti/Fshati: Puset e Nikës

Lokaliteti: Puset e Nikës-Lagja Dacaj

Kodi Postar: 71510

Emri i rrugës: Dëshmorët e Kombit

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.