Shtëpia e Ajet Kokës (Gjilan)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Evidentuar Data e Mbrojtjes: 2014

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 09.10.2015

Historiku

Shtëpia e Ajet Kokës gjendet në fshatin Kokaj të komunës së Gjilanit. Është ndërtuar në fillim të viteve të ‘60 të shekullit XX. Ajet Koka shtëpinë e kishte ndërtuar pasi ishte liruar nga burgu, në të cilin kishte qëndruar për 7 vite me radhë. Në vitin 1970, Ajeti qe detyruar të shpërngulet nga Kokaj për t’i ikur UDB-së serbe. Ishte vendosur në Maqedoni, pastaj në Leran të Preshevës ku i jetojnë edhe sot pasardhësit. Shtëpia është e vogël, e ka vetëm katin përdhese dhe ka kulm katërujor të mbuluar me tjegulla të vjetra – qeramidhe. I ka dy dhoma, njëra me dimensione 4 x 4 m dhe tjetra 2.5 x 2.5 m. Dhoma e madhe ishte përdorur për miq. Kjo dhomë i ka dy dritare, njëra me dimensione normale, ndërsa tjetra me dimensione më të vogla. Dhoma e vogël ishte përdorur për ndejë, si dhomë zjarri. E ka oxhakun dhe një gjiriz, kurse dritare nuk ka fare. Shtëpia është ndërtuar me qerpiçë dhe dru, përkatësisht hatulla vertikale dhe horizontale, si elemente konstruktive mbajtëse. Shtëpia ka vetëm themelin me gurë, me një thellësi deri në gjysmë metri. Mësohet se kjo shtëpi për disa vite ka shërbyer si bibliotekë e shkollës. Tani shtëpia është e pabanueshme dhe në gjendje shumë të keqe fizike.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001167

Emri: Shtëpia e Ajet Kokës

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjilan

Qyteti/Fshati: Kokaj

Lokaliteti: Kokaj

Kodi Postar: 60000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.