Xhamia e Xhylfahatunit (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Historiku

Xhamia e Xhylfatynit-Pejë Xhamia e Xhylfatynit ndodhet në lagjen “Karagaqi” në Pejë dhe është ndërtuar në vitin 1697, përkatësisht në periudhën osmane. Emri i kësaj xhamie ndërlidhet me legjendën mbi një grua me emrin Xhylfatyn, që sipas të dhënave gojore thuhet se kishte investuar në ndërtimin e xhamisë, prandaj pas vdekjes i është ngritur tyrbja mbi varr, si rrjedhojë edhe xhamia mori emrin Xhylfatyn. Xhamia është ndërtuar në sistem masiv nga guri me konstruksion të brendshëm nga druri. Karakterizohet me arkitekturë të cilën e kanë ndërtuar vendasit. Ka bazë katërkëndëshe dhe përbëhet nga salla e lutjeve dhe minarja e ngritur me gurë të gdhendur e të suvatuar në anën e djathtë të hyrjes, në mes të xhamisë. Karakterizohet me kupolë të brendashkruar të mbuluar me çati katërujore. Mahhvili mbahet mbi katër shtylla, me simetri të formës katërkëndëshe e cila theksohet nga një dalje gjysmërrethore në mes. Mahvili ka gardh druri, i cili pjesën e poshtme e ka të thurur. Minberi është i punuar nga druri dhe i dekoruar me elemente florale. Qoshet, dyert dhe dritaret janë nga guri i gdhendur dhe eksterieri ka qenë në gjendje natyrale pa suvatim. Pas restaurimit, xhamia është suvatuar dhe në vitet e mëvonshme. Në saje të nevojave, xhamisë i është shtuar edhe një pjesë në anën veriore. Xhamia në përbërjen e vet ka edhe tyrben e cila është e rrethuar me varre. Objekti si tërësi me përjashtim të aneksit të ndërtuar më vonë nuk ka ndryshuar në formë dhe nuk ka pësuar as ndryshim të funksionit.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001160

Emri: Xhamia e Xhylfahatunit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Qytet Pejë

Lokaliteti: Pejë

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Mbreti Agron

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVII

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.