Përmendorja Mbivarrore e Halil Beut, në Kushumli Xhami (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-959/66

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Historiku

Në Pejë në lagjen e “Ahmet Beut” (Lagjja e “Haxhi Zekës”) në perëndim të Kushumli Xhamisë gjendet sot varri (tyrbja) e Halil Beut, që nga viti 1545. Kjo tyrbe gjendet në oborrin e mejtepit të dikurshëm, që sot nuk ekziston. Për Halil Beun kemi disa shënime nga dr. Skënder Rizaj ku shkruan për një person shumë të mirë dhe bamirës për popullatën e Pejës dhe më gjerë. Pas vdekjes iu ndërtua varri i cili më vonë u shndërrua në tyrbe. Në vitin 1946 në oborrin ku ndodhej tyrbja është ndërtuar shtëpia e kulturës e cila cenon hapësirën e përmendores. Duhet cekur se kryefamiljarët e kësaj mëhalle ishin shumë të njohur në Pejë në kohën e Halil Beut. Në këtë mëhallë kultivohej më të madhe zejtaria. Vendi dhe tyrbja e ngritur në oborrin e mejtepit të dikurshëm ka vlera historike dhe për këtë është shpallur monument nën mbrojtje që nga viti 1966, me emrin Përmendorja e Halil Beut. Varri është nga gurët jo të murosur por të palosur, pa llaç. Varri nuk është në gjendje të mirë, andaj duhet intervenuar për t’u ruajtur një varr i vjetër i shek. XVI. Varri gjendet në rrugën “Emrush Myftari” në njësinë kadastrale nr. 462/1, lista poseduese nr. 2608 dhe hartën nr. 32.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001154

Emri: Përmendorja Mbivarrore e Halil Beut, në Kushumli Xhami

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Qytet Pejë

Lokaliteti: Pejë

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Emrush Myftari

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVI

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.