Varri i Ali Pashë Gusisë (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-377/77

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Historiku

Në oborrin e Bajrakli Xhamisë gjendet edhe varri i Ali Pashë Gucisë. Është monument i tipit sakral. Daton që nga viti i varrosjes së Ali Pashë Gucisë, më 1885. Ka një rëndësi të veçantë për përmbajtjen historike, sepse bëhet fjalë për eshtrat e strategut, ideologut, luftëtarit dhe udhëheqësit mëmeritor të krahinës së Plavës dhe Gucisë.Pjesëmarrës dhe komandant i dalë nga Lidhja e Prizrenit më 1878, kryeprefekt i Pejës, figurë shumë e ndritur nga aspekti politik e historik, prandaj nga këndi i ruajtjes së trashëgimisë kulturo-historike varri i Ali Pashë Gucisë meriton ruajtje të veçantë. U lind më 1912, ishte i biri i Hasan Shabanagaj. Shkollën ushtarake e mbaroi në Stamboll. Mori pjesë në kryengritjet që shpërthyen në malësi nga malësorët e veriut kundër politikës tanzimatiste gjatë viteve ‘60 të shekullit XIX. Ishte kundërshtar tepër aktiv i synimeve shoviniste serbe dhe malazeze ndaj tokave shqiptare, një ndër nismëtarët e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një ndër figurat e dalluara të Këshillit Kombëtar të saj. Për vendosmërinë e tij luftarake, kryesia e Lidhjes Shqiptare e zgjodhi kryetar të Shtabit Ushtarak për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Në muajt e fundit të veprimtarisë së Lidhjes Ali Pashë Gucia u bind se autonomia nuk mund të fitohej pa luftë kundër Portës së Lartë, por megjithatë nuk u shkëput nga partizanët e rrymës së moderuar. Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare sulltani e kurseu Ali Pashë Gucinë, madje e emëroi mytesarif të Pejës. Katër vite më vonë u vra në Grykë të Rugovës. Eshtrat a Ali Pashë Gucisë u varrosen në oborrin e Bajrakli Xhamisë në Pejë ku kishte edhe varreza tjera. Koha bëri të veten dhe varreza ishte në shkatërrim e sipër. Duke parë gjendjen, me iniciativën e zejtarëve të Çarshisë së Pejës dhe me hartimin e projektit nga ana e IMM-Pejë, në vitin 2002 u bë restaurimi i varrit të Ali Pashë Gucisë.Varri i Ali Pashë Gucisë ishte nën mbrojtje që nga viti 1977.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001152

Emri: Varri i Ali Pashë Gusisë

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Pejë

Lokaliteti: "Bajrakli Xhamia"- Pejë

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: “Bajrakli Xhamia” - Pejë

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.