Taftali xhamia (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Historiku

Taftali Xhamia Në lagjen e quajtur “Sahat Kulla” të Pejës gjendet Taftali Xhamia që u ndërtua në vitin 1587. Xhamia mori emrin nga fjala turke“taft” që do të thotë dru, ngase në fillim ishte e konstruktuar tërësisht nga druri. Mirëpo në vitet e mëvonshme i është bërë rikonstruksioni. Xhamia është ngritur mbi bazë katërkëndore me konstruksion druri dhe mure të kombinuara me gurë dhe tulla të veshura me llaç. Në aspektin funksional xhamia veçohet me skemë të thjeshtë që përbëhet prej sallës së lutjeve, hajatit si dhe minares. Në brendi xhamia dallohet për mahvilin mbi portën hyrëse, si dhe tavanin e drurit. Mahvili është i punuar nga druri, thjeshtë, dhe ka gardh pa ndonjë trajtim të veçantë estetik. Simetria e mahvilit theksohet nga dalja e një sipërfaqeje drejtkëndore, si lloj ballkoni, nga mesi i konstruksionit. Tavani është i dekoruar me forma gjeometrike dhe shkrime nga Kurani. Xhamia karakterizohet me një arkitekturë vendase, me kupolë të brendashkruar të mbuluar me kulm katërujor me tjegulla. Objekti nuk ka ndryshuar në pamje dhe me sa kemi njohuri nuk ka pasur as ndonjë ndryshim të funksionit. Në vitin 1999 xhamia është plaçkitur dhe demoluar brenda. Muret e jashtme dhe minarja janë dëmtuar nga predhat eartilerive. Xhamia është restauruar në vitin 2010, është në gjendje të mirë dhe shfrytëzohet.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001144

Emri: Taftali xhamia

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Qytet Pejë

Lokaliteti: Pejë

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Rr.ish Dosijevska

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVI

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.