Shtëpi Banimi Pilingjurka (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 948/55

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Historiku

Shtëpia e vjetër qytetare, e cila gjendej në lagjen e vjetër të "Jarinës", është objekt banimi i realizuar në shekullin XIX. Ka një planimetri kënddrejtë. U ndërtua nga mjeshtër popullorë. Struktura e mureve është e përzier, gurë, dru, qerpiçë të lidhur me llaç balte. Objekti është në kat. Në përdhese është hajati i hapur nga komunikohet me katin, çardakun dhe me kthina të tjera. Ky objekt përveç vlerës arkitektonike ka edhe vlera artistike, dekorative në enterierin e saj. Kulmi katër ujor është i mbuluar me qeramidhe. Mbi çati është baxha me oxhaqe të cilat e thyejnë monotoninë e çatisë.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001130

Emri: Shtëpi Banimi Pilingjurka

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Qytet Pejë

Lokaliteti: Rr. Radovan Vukoviç, nr.45

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Rr.ish Radovan Vukoviç - Jarinë

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.