Shtëpia tradicionale e Basri Kryeziut (Gjakovë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor-2012, Tetor 2013,-Tetor 2014

Historiku

Shtëpia e Basri Kryeziut është shtëpi tradicionale qytetare e shekullit XIX, periudhë kur është ndërtuar ky tip i banesave qytetare, në të cilat jetonin klasa më e lartë e popullsisë. Objekti ka shërbyer për banim. Kjo shtëpi i përket tipit me çardak, që është i vendosur në mes të fasadës qendrore në etazhe. Çardaku është i tipit të mbyllur me dritare në formë harkore. Fasadën kryesore e karakterizojnë dritaret e vendosura në varg, si në përdhese ashtu edhe në kat. Materialet e përdorura për ndërtim janë vendore, si për shembull guri për ndërtimin e themeleve, qerpiçi për mure dhe druri për konstruksionin e kulmit dhe elemente të tjera si tjegulla tradicionale – qeramidhe, që janë përdorur për mbulimin e kulmit. Meqenëse objekti edhe sot shfrytëzohet për banim, pronari i këtij objekti në fjalë ka ndërruar dritaret me dimensione të njëjta, por me dizajn të ndryshuara (jo sipas origjinalit). Objekti në enterierin e tij përmban të gjitha elementet që karakterizojnë këtë tip të objekteve siç janë: dhoma e mysafirëve në kat me tavanin dekorativ, qymlekun, dollapët, raftet si dhe pjesët dekorative të çardakut. Të gjitha këto elemente janë të punuara prej drurit kualitativ dhe i gjithë dizajni është punë dore. Si në enterier, ashtu edhe në eksterier, pronari ka bërë disa intervenime vetanake me qëllim të mirëmbajtjes së objektit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001007

Emri: Shtëpia tradicionale e Basri Kryeziut

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjakovë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjakovë

Qyteti/Fshati: Qytet-Gjakovë

Lokaliteti: Çarshia e Madhe

Kodi Postar: 50000

Emri i rrugës: Ismajl Qemajli

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.