Kulla e Zenel Beut (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 950/55

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Historiku

Kulla e Zenel Beut Në kuadrin e kompleksit të Zenel Beut në Pejë gjendet kulla dykatëshe, që zinte pjesën kryesore për dallim me konakun, i cili ishte në brendësi të oborrit. Sot konaku nuk ekziston, ndërsa kulla është restauruar pas djegies dhe granatimit nga forcat serbe në vitin 1999. Kulla është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe kishte funksionin e odës së miqve. Kulla i takon tipit të kullave me dyshekllëk nga guri që projektohet jashtë nga këndi dhe me qasje për katet e epërme nga brenda. Edhe në këtë kullë kati përdhese shfrytëzohej për depo, kati i parë përmbushte nevojat familjare dhe në katin e sipërm gjendej oda e burrave me dyshekllëkun. Në aspektin e organizimit të brendshëm karakteristikë është se çdo dhomë gjumi ka hamamxhik, dhe nyja sanitare del nga volumi kryesor nga prapa. Gjatë periudhës së xhonturqve (dekada e parë e shek. XX) pësoi disa ndryshime në elemente konstruktive arkitektonike, dritare e dyer, të cilat u zmadhuan. Deri më tani kulla ka ndërruar disa herë funksionin.Gjatë pushtetit komunist kulla u konfiskua dhe nga viti 1945 deri 1947 ka kryer funksionin e postës dhe të burgut. Objekti i kthehet pronarit në vitin 1947, i cili me familje vazhdoi të jetojë në të deri në vitin 1999. Restaurimi është bërë nga pronari dhe tani kulla shfrytëzohet për banim, ndërsa përdhesja është shndërruar në lokal dhe elementet konstruktive janë ndryshuar për t’iu përshtatur funksionit të ri.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001005

Emri: Kulla e Zenel Beut

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Qytet Pejë

Lokaliteti: Pejë

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Rr.ish 17 nentori

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.