Kulla e Nitajve (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Historiku

Kulla e Nitajve Kulla e HalilKasapollit (tani pronar familja Nitaj) gjendet në qendër të qytetit të Pejës, në afërsi të mesxhidit të madh. Kjo kullë bën pjesë në kompleksin e konakut të Halil Kasapollit. Kulla u ndërtua nga mjeshtrit vendorë në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe shërbeu si odë e miqve, andaj njihej edhe me emrin “Oda e Halil Kasapollit”. Kulla ka bazë katrore dhe i takon tipit të kullave njëkatëshe me dyshekllëk guri që del nga këndi juglindor i objektit. Kulla është realizuar nga guri natyral i latuar dhe lumor i lidhur me llaç gëlqeror. Kati përdhese ka shërbyer si ahur kuajsh ku ishte edhe kthina e rojtarit, kurse në katin e sipërm ishte oda e burrave me dyshekllëk. Në gjendjen burimore kulla nuk kishte hapje në katin përdhese, por pas intervenimeve të dekadës së nëntë të shekullit XX, kur kulla u shndërrua në funksion afarist, për t’iu përshtatur funksionit të ri, u hapën dy dritare harkore të mëdha e dy të vogla. Tani kati i kullës përdoret për banim ndërsa kati përdhese është restorant.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000987

Emri: Kulla e Nitajve

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Qytet Pejë

Lokaliteti: Pejë

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Rr.ish Boris Vukmiroviq

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.