Kulla e Jashar Pashës (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Historiku

Kulla e Jashar Pashës – Pejë Kulla e Jashar Pashës gjendet në zonën e zgjeruar të Çarshisë së Pejës. Është kullë qytetare e realizuar në gjysmën e dytë të shek. XIX. Kulla ka pasur funksionin e shtëpisë së miqve. Kulla ruan elemente të gjendjes fillestare por ajo është restauruar nga familja pas djegies në vitin 1999. Kulla ka tri kate, me bazë katrore me përmasa 12.05 x 12.05m. Ndërtimi i takon tipit kullë me dyshekllëk guri që del nga këndi i kullës dhe shkallë të brendshme për tek oda e burrave. Ndërtimi është stilin “rustikë” e realizuar kryesisht me gurë lumorë me fasadë ballore, dyshekllëk dhe kënde nga gurët e latuar. Për dallim nga kullat tipike, në të cilat ndriçimi shkon duke u shtuar me lartësi, në këtë kullë në fasadën kryesore ndriçimi është thuajse i barabartë. Kulla gjatë kohës ka pësuar transformime në hapjet e dyshekllëkut dhe dritaret e mesme të katit, me ç’rast harku i dritareve u shndërrua në arkitra. Pas restaurimit dritaret rikthehen në gjendjen origjinale. Në këtë kullë kemi gërshetim të elementeve të arkitekturës së vjetër qytetare të Pejës, dhe kjo në veçanti vërehet në brendësi, përkatësisht në odën e burrave dhe në kthinat e tjera, në elementet funksionale dhe dekorative. Kulla përveç vlerave arkitekturore ka vlera historike për faktin se prej datës 23-28 janar të vitit 1899 në të u mbajt Lidhja e Pejës, e ashtuquajtura “Besa-Besë”, ku kryetar u zgjodh z. Haxhi Zeka, figurë e shquar në luftën për pavarësinë e Shqipërisë. Sot kulla shfrytëzohet për banim dhe organizimi i brendshëm i është përshtatur nevojave të jetesës së tanishme. Tani pronare e kullës është Loemzare Kelmendi.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000982

Emri: Kulla e Jashar Pashës

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Qytet- Pejë

Lokaliteti: Pejë

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Pejë

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.