Shtëpia e Heroit të popullit Boro Vukmiroviq (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1199/49

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Historiku

Në qytetin e Pejës, në lagjen e “Karagaqit”, rruga “Bukureshë” nr. 17, ende ekziston në gjendje të mirë monumenti (shtëpi), i mbrojtur me ligj që nga viti 1949 me nr. të vendimit, v.E.K.1199/49, e ashtuquajtur Shtëpia e Boro Vukmiroviqit. Kjo shtëpi ka një etazhitet P+O, me dimensione 8.00m X 6.70m, gjithsejtë: 70m2. Shtëpia ka një hyrje me anë të cilës komunikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë me objektin. Është e ndërtuar nga guri natyral me llaç gëlqeror, ku trashësia e murit është d=50cm, ndërsa kulmi është i mbuluar me tjegulla të kohës (jo tradicionale). Shtëpia i takon çerekut të dytë të shekullit XX dhe përbëhet nga korridori, tri dhoma, një nyje sanitare e ndërtuar më vonë. Shtëpia në fillim ishte e Boro Vukmiroviqit, tani është pronë shoqërore KK Pejë dhe gjatë kohës ka pasur ndërhyrje. Gjendet në zonën kadastrale të Pejës nr. 71611071, me fletë poseduese nr. 2606 dhe në ngastrën nr. 2990/1, shtëpi dhe oborr dhe 2990/2 tokë jopjellore. Totali i sipërfaqes 4 ari dhe 58 m2. Numri i hartës: 38. Shtëpia është e rrethuar me një ambient të atillë që së bashku me këtë shtëpi krijohet një kontinuitet i vijës ndërtimore. Objekti duhet të ruhet edhe më tutje dhe të jetë nën mbrojtje të ligj.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000925

Emri: Shtëpia e Heroit të popullit Boro Vukmiroviq

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Pejë

Lokaliteti: Rr. 1 Maji, Nr.17

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Rruga E Bukureshtit

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.