MEDRESA E MADHE (Gjakovë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor-2012, Tetor 2013,-Tetor 2014

Historiku

Kompleksi Medreseja e Madhe shtrihet në afërsi të tërësisë urbanistike “Çarshia e Madhe” në Gjakovë. Medreseja e Madhe e Gjakovës me shekuj ishte gurrë diturie dhe vatër arsimore fetare si dhe konvikt i nxënësve dhe imamëve të Kosovës. Historiku i saj lidhet ngushtë me veprimtarinë e myderrizit të parë Vejsel Efendiut, i cili në shekullin XVII filloi ndërtimin e medresesë, e cila përfundoi në vitin 1748. Kjo vatër diturie ka shërbyer plot 250 vite. Objekti në vitin 1912 u shndërrua në stallë kuajsh nga ushtria malazeze. Gjatë luftës së fundit është djegur dhe rrënuar tërësisht, përpos një muri të jashtëm, i cili është konservuar pas luftës. Teknika e ndërtimit të këtij objekti është arkitekturë orientale. Ky kompleks përbëhet nga disa objekte të tjera përcjellëse: fjetorja, mësonjëtorja, objekti i myezinit, shatërvani dhe xhamia. Karakteristikë në këtë kompleks është se hasim në arkitekturë dhe etazhitete të ndryshme. Të gjitha objektet në fjalë janë në përdhese, vetëm objekti i myezinit është P+1. Fjetorja ka shërbyer për fjetje të nxënësve, si dhe për një relaksim të shkurtër pasi që çdo dhomë ka verandën e vet me strehë. Mësonjëtorja ka rolin e bibliotekës, me një arkitekturë tjetër nga objektet e tjera. Njëherit në këtë objekt hasim edhe në një hapësirë që është shfrytëzuar për ngrënie (trapezaria). Objekti i myezinit si një ndër objektet më atraktive brenda këtij kompleksi, ka një fasadë atraktive me konzola të trefishta nga druri, me strehë të gjata dhe me shumë detale. Në vete përmban hapësirat që shërbejnë për qëndrimin ditor të myezinit, pritjen e mysafirëve etj. Xhamia ka shërbyer për namaz. Ajo karakterizohet me një lartësi të madhe dhe është pa minare. Në këndin jugperëndimor ka qenë një plate nga guri në lartësi gjerë në 1,20 m, që supozohet se ka kryer funksionin e minares për thirrjen e ezanit (dimensionet në planimetri kanë qenë 1,0 – 1.0 m). Afër objektit të xhamisë ekzistonte edhe shatërvani i tipit të mbuluar me katër çezma dhe ulëse përrreth, që shërbenin për abdes dhe pushim.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000866

Emri: MEDRESA E MADHE

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjakovë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjakovë

Qyteti/Fshati: Qytet-Gjakovë

Lokaliteti: Rruga e Çabratit

Kodi Postar: 50000

Emri i rrugës: Mithat Frashëri

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVIII

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.