Shpella e Radavcit (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 987/66

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012-2014

Historiku

Shpella gjendet afër fshatit Radac, pranë burimit të Drinit të Bardhë, rreth 11 kilometra larg qytetit të Pejës, në të majtë të rrugës Pejë-Rozhajë. Hyrja e shpellës është e orientuar nga veri-lindja me përmasa 2.80 m e lartë dhe 2.20 m e gjerë me një korridor të ngushtë në formë tuneli me gjatësi 2.50 m. Shpella është e ndriçuar nga një dritare natyrore e cila gjendet në pjesën e sipërme të saj. Hyrja e shpellës gjendet në lartësinë mbidetare prej 578 m. Shpella e Radacit veçohet edhe në aspektin “arkitektonik” sepse paraqitet si objekt banimi i krijuar nga natyra. Njoftimin e parë për këtë shpellë e ka dhënë studiuesi J. Petroviç. Ndërsa arkeologu M. Garashanin e konsideron këtë shpellë si vendgjetje të sigurtë të epokës së paleolitit. Shpella është e një rëndësie të veçantë, pasi që ka indikacione të periudhës së paleolitit, andaj duhet të ketë një trajtim të posaçëm për arsye se në vendin tonë akoma nuk janë konfirmuar gjurmët e kohës së gurit, përkatësisht paleolitit.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000824

Emri: Shpella e Radavcit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Radavc

Lokaliteti: Shpella e Radacit

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Radavc

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Paleolit

Shekulli:

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.