Kulla e Sylejman Vokshit (Gjakovë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 29.04.1980-nr.02-222

Historiku

Kulla gjendet në vendin e quajtur Mejtepi Ruzhdije në hyrjen e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë. Objekti është ndërtuar në fillim të shek. XVIII dhe ka rëndësi të madhe historike sepse aty u lind heroi ynë kombëtar Sylejman Vokshi, i cili ishte njëri ndër themeluesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Objekti ka vlera arkitektonike, është ndërtuar me tulla të pjekura, gurë natyralë, dru,llaç gëlqereje, kurse mbulesa është me qeramidhe tradicionale. Objekti është në dy etazhe, e drejtuar në perëndim-jug, me dritare katërkëndëshe. Bodrumi gjendet mbi tokë dhe ka shërbyer për ruajtjen e ushqimit. Objekti ka pësuar disa transformime të vogla, sidomos në enterierin e brendshëm dhe në dyer e dritare.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000817

Emri: Kulla e Sylejman Vokshit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjakovë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjakovë

Qyteti/Fshati: Qyteti-Gjakovë

Lokaliteti: Lagjja: Mejtepi i Ruzhdisë

Kodi Postar: 50000

Emri i rrugës: "Fan.S.Noli"

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVIII

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.