Mulliri i Tahir Lush Bërdynaj (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 827/2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Historiku

Mulliri i Tahir Lush Bërdynaj, Radavc -Pejë Rreziku i lartë i humbjes se këtij objekti / monomenti me vlera te lashta kulturore, historike pozita e tij gjeografike, rëndesia e tij historike dhe kalimi neper kohëra të ndryshme të këtij objekti e bëjnë shumë të rëndesishme në ketë rajon dhe më gjerë. Ky object është në listen e inventarizimit trashigimisë kulturore shumë të rëndesishme në fshatin Novosellë -Pejë, është ndërtuar ne shek. XIX, me etazhitet P+1. Mulliri është publik dhe i ndertuar nga metrialei i gurit.Funksionon me anë të ujit. Është realizim i mjeshtrive popullorë me pervojë. Ndërtimi i objektit, i cili na përkujton tekniken e realizimit të kullave dukagjinasve. Mulliri ka sherbyer jo vetëm për blurje por edhe për të strehuar disa emigrant nga Shqipëria dhe me shume ka qenë solidar i nevojave të këtij vendi. Kjo Kullë – Mulli në bazë të dhënave nga te moshuarit e fshatit thuhet se është nder të paret. U ndërtua në Zonën katastrale nr.71611064 në ngastren nr. 250. Nr. i hartës 15. Luftës sëfundit në Kosove ju shërbej shume për blurje të misrit, grurit e veçanarisht për ushqimin e pjestarve të UÇK-së.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000806

Emri: Mulliri i Tahir Lush Bërdynaj

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Fshat Radavc

Lokaliteti: Radavc

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Radavc

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.