Kalaja e Novobërdës (Artanës) (N.A.)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1948

Lloji i Mbrojtjes: Zonë e Veçant e Mbrojtur Data e Mbrojtjes: 2007

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Historiku

Në një mal të vogël ndërmjet Përlepnicës dhe Krivarekës, rreth 30-35 km në perëndim prej Gjilanit dhe rreth 39 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, ruhen rrënojat e qytetit dhe fortesës mesjetare të Novobërdës. Sipas dokumenteve të zbuluara deri më sot, Novobërda me këtë emër për herë të parë përmendet në dekadat e para të shekullit XIV, me emërtimin Nuovo Monte. Qyteti mesjetar ishte një vendbanim xehetar dhe në ditët e sotme janë ruajtur pjesë të mureve, kullave mbrojtëse, si dhe gjurmë të themeleve të disa monumenteve sakrale të arealit të fortesës. Fortesa përbëhet nga qyteti i epërm dhe qyteti i poshtëm, ndërtuar mbi kodrën e Novobërdës. Qyteti i poshtëm, gjegjësisht Nënkalaja, shtrihet në kodra, në lindje dhe juglindje tërësisht deri te miniera nën Malin e Madh. Qyteti i epërm është ndërtuar në pjesën më të lartë të kodrës, ndërkaq nën të, në drejtim të perëndimit, shtrihet qyteti i poshtëm me bazë në formë të freskores. Qyteti ka qasje vetëm nga pjesa lindore. Nga pjesët e tjera, pjerrësia e kodrës është shumë e rrëpirët në drejtim të luginës. Në pjesën lindore, terreni ngrihet gradualisht dhe kalon në një kodër tjetër më të vogël, në platonë e epërme, nën të cilën gjenden rrënojat e një kishe të madhe mesjetare të tipit katedrale.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000022

Emri: Kalaja e Novobërdës (Artanës)

Klasa: Monument

Institucioni: IAK

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: N.A.

Qyteti/Fshati: Novobërdë (Artanë)

Lokaliteti: Kalaja

Kodi Postar: 16000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Mesjetë e Vonë

Shekulli: XIII

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.