Kulla e Ymer Vesel Rexhaj (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Historiku

Kulla e Ymer Vesel Rexhajt, Jabllanicë e Vogël-Pejë Në fshatin Jabllanicëe Vogël të Pejës, në kuadrin e kullave të këtij fshati, nga mjeshtër popullorë shqiptarë të Podgurit u ndërtua kulla njëkatëshe e familjes Rexhaj. Kulla u ndërtua në shekullin XIX me bazë drejtkëndore, në kuadër të një kompleksi banimi, që për qasje nga hyrja në afërsi të kullëspërmban dy dyer druri, një për njerëz dhe dyert e oborrit për qerre. Kulla është e ndërtuar nga guri i latuar, ka konstruksion meskatësh nga druri. Në pikëpamjen kompozicionale kulla veçohet me dyshekllëkun e gurit me katër hapje të vogla harkore të zhvilluara në rrafshin e fasadës. Karakteri fortifikues i kullës theksohet nga mosprania e hapjeve kah rruga në katin përdhese, i cili kishte funksionin e depos. Sot, për nga aspekti funksional kulla përmban këto funksione sipas radhës: odat e familjes,hollin dhe banjën në përdhese, ndërsa oda e burrave, divanhanja, holli dhe banja gjenden në katin e lartë. Deri më sot kulla është ruajtur në gjendje të mirë, me ndryshime të vogla në kulm.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000779

Emri: Kulla e Ymer Vesel Rexhaj

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Fshat Jabllanicë e vogël

Lokaliteti: Jabllanicë e vogël

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Jabllanicë e vogël

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.