Kulla e Sylë Rexhës (Pejë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Historiku

Kulla e Sylë Rexhës,Vranoc- Pejë Kulla e Sylë Rexhës gjendet në qendër të fshatit Vranoc. Kulla e shek. XVIII dykatëshe është realizuar me gurë lumi dhe kënde nga guri i latuar, nga mjeshtër popullorë dibranë dhe mjeshtrit nga familja e Sylë Rexhës. Kulla i takon tipit të kullave me dyshekllëk guri që shtrihet në gjithë ballin dhe pjesërisht në dy muret anësore. Karakteristike për gjendjen burimore të kësaj kulle ishte shkalla e lartë e ornamentimit të gurëve. Për nga pikëpamja funksionale kulla ka tri nivele me funksione sipas radhës: ahuri, odat e familjes dhe më së larti oda e burrave. Gjithashtu, kulla shquhet me një artikulim të qartë kompozicional, përkatësisht hapjet harkore të madhësive të ndryshme për ndriçim sa vinë e shtohen, ato përsëriten sipas skemës funksionale të brendshme. Nga konturi i kullës dalin jashtë në formë anëcaku vetëm dyshekllëku dhe nevojtorja nga guri, të cilat paraqiten si dy elemente të baraspeshuara. Objekti është djegur gjatë luftës së vitit 1998-1999 dhe restaurimi është bërë nga viti 2006-2009. Për t’i akomoduar nevojat bashkëkohore për jetesë kulla ka pësuar ndryshime në organizmin e brendshëm. Kulla tani është në gjendje të mirë dhe përdoret për banim.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000766

Emri: Kulla e Sylë Rexhës

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Fshat Vranoc

Lokaliteti: Vranoc

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Vranoc

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVIII

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.