Shtëpia e familjes Paçarizi (Prizren)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2003

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015-2016

Historiku

Shtëpia e familjes Paçarizi gjendet në zonën e qendrës historike të Prizrenit, në lagjet e “Saraçëve” dhe të “Farkëtarëve” me pjesën ballore të orientuar kah veriu. Shtëpia është e ndërtuar rreth shekujve XVIII-XIX dhe ka shërbyer për banim, si dhe për funksion administrativ. Themelet dhe muret e katit përdhese deri në një pjesë janë të ndërtuara prej gurësh lumi, të lidhur me llaç gëlqeror, ndërsa pjesa tjetër është prej qerpiçëve. Trashësitë e mureve janë 50cm, 75cm dhe 100 cm. Muret e katit janë të ndërtuara me sistemin “bondruk”, të mbushur me qerpiçë, të lidhur me llaç balte, ku trashësia e mureve mbajtëse është rreth 65 cm, ndërsa e mureve ndarëse deri 20 cm. Konstruksionet e meskateve dhe të kulmit janë të punuara prej druri. Kulmi ka formë gjeometrike jo të rregullt dhe disa rënie me pjerrtësi të ndryshme. Është i mbuluar me tjegulla tradicionale të luguara. Dyert dhe dritaret janë prej druri. Ndërtesa nuk ka elemente dekorative në fasada. Shtëpia është dykatëshe e ndërtuar në formë asimetrike. Qasja në shtëpi realizohet nga rr. “Saraçët”, me anë të derës prej metali. Hyrja në shtëpi realizohet me anë të hajatit të mbyllur. Në hajat, dhoma dhe çardak gjenden pajisjet e paluajtshme dhe të luajtshme: tavanet, jyklykët, oxhaku, enë bakri, ora e vjetër etj. Karakteristikë e shtëpisë që e dallon nga shtëpitë e tjera është oborri i shtruar me kalldrëm, në mes të cilit gjendet çezma e vogël prej guri, e cila është vepër unike që rrallë gjendet në oborret e shtëpive të Kosovës. Në oborr gjendet edhe jazi. Sot shtëpia banohet nga Muhamed Paçarizi me familje.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000619

Emri: Shtëpia e familjes Paçarizi

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Prizren

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Prizren

Lokaliteti: Lagjja “Saraçhane”

Kodi Postar: 20000

Emri i rrugës: “Saraçët”

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.