Shtëpia e familjes Arapi (Prizren)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 04.04.2003

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2003

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015

Historiku

Shtëpia e familjes Arapi gjendet në zonën e qendrës historike të Prizrenit, në lagjen e “Saraçëve”, me pjesën ballore të orientuar kah jugu. Shtëpia është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe ka shërbyer për banim gjatë tërë kohës. Themelet dhe muret e katit përdhese në lartësi deri 1-1.5 m janë të ndërtuara prej gurësh lumi të lidhur me llaç gëlqeror, ndërsa pjesa tjetër prej qerpiçëve të lidhur me hatulla horizontale, ku trashësia e mureve është deri 80cm. Muret e katit janë të ndërtuara me sistemin “bondruk” të mbushur me qerpiçë, të lidhur me llaç balte, ku trashësia e mureve mbajtëse është deri 65cm, ndërsa e mureve ndarëse deri 20 cm. Konstruksionet e meskatit dhe të kulmit janë të punuara prej druri. Kulmi ka planimetri dyujore i mbuluar me tjegulla tradicionale të luguara. Dyert dhe dritaret janë prej druri. Shtëpia ka planimetri drejtkëndëshe. Është dykatëshe, e ndërtuar në formë simetrike të tipit me qoshk. Qasja në shtëpi realizohet nga rruga me anë të derës së madhe prej druri. Hyrja në shtëpi realizohet me anë të hajatit të hapur. Mbi hajat, në mes të katit, është qoshku i mbyllur me pesë dritare në ballinë. Në hajat, dhoma dhe qoshk gjenden pajisjet e paluajtshme: tavanet dekorative, dollapët prej druri, jyklykët, shkallët me trabozane, raftet, oxhaku -“çymlekllëku”, banja -“hamamxhiku” etj. si dhe pajisjet e luajtshme: enë bakri, mangalli etj. Shquhet tavani i një dhome në kat i punuar me kombinimin e drurit dhe të gjipsit (stuko). Fusha është e ngjyrosur me ngjyrë të kaltër. Në mes është roza në formë tetëkëndëshe, e zbukuruar me ornamente florale. Oborri ka kopsht të rregulluar, ku gjendet edhe mutfaku. Sot shtëpia akoma është e banueshme.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000582

Emri: Shtëpia e familjes Arapi

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Prizren

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Prizren

Lokaliteti:

Kodi Postar: 20000

Emri i rrugës: “Saraçët”

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.