Ndërtesë banimi në rr.Gani Çavdarbasha nr. 17 - shtëpia e Shehzades (Prizren)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 615/55

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2010

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Historiku

Shtëpia e Musa-Efendi Shehzades gjendet në pjesën rrafshinore të qytetit në rrugën e “Sarajit të Vjetër” dhe është ndërtuar në fund të shek. XVIII. Në shek. XIX është bërë renovimi i rrënjësishëm sidomos në enterier, ndërsa në shek. XX janë bërë ndërhyrje në hajatin që gjendet në pjesën veriore të objektit si dhe në kat është mbyllur qyshku (doksati). Është objekt banimi i tipit rrafshinor, i ngritur në kate. I takon objekteve jo simetrike. Objekti është i pasur me elemente etnografike në enterier. Vlen të theksohen oxhaqet e përpunuara që gjenden një në përdhese dhe dy në kate. Edhe drugdhendja është e pasur sidomos përpunimi i tavaneve (“Xhyl-tavan”), dollapëve, musëndrave etj. Në fasadën kryesore që gjendet në anën lindore janë punuar timpanore prej druri që janë karakteristike edhe për disa shtëpi tjera të qytetit të Prizrenit. Në mes të shek. XX oborri i objektit përgjysmohet dhe ndërtohet një objekt i ri, ku mbulon gjysmën e fasadës së objektit në fjalë. Pas viteve ‘80 të shek. XX objekti nuk shfrytëzohet për banim por është shfrytëzuar si depo e materialit elektrik. Në vitin 1999 nga ana e pronarit bëhet ndërtimi i kulmit. Gjatë vitit 2013 objekti është restauruar, dhe planifikohet të shndërrohet në Muze Etnografik.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000559

Emri: Ndërtesë banimi në rr.Gani Çavdarbasha nr. 17 - shtëpia e Shehzades

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Prizren

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Prizren

Lokaliteti: Ish Rruga Gani Çavdarbasha

Kodi Postar: 20000

Emri i rrugës: "Bujar Godeni"

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.