Shtëpia e familjes Myftiu (Prizren)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 02.04.2003

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2003

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015-2016

Historiku

Shtëpia e familjes Myftiu gjendet në zonën e qendrës historike të Prizrenit, me pjesën ballore të orientuar kah lindja. Në kuadër të shtëpisë gjendet oborri, një shtëpi e vjetër, e cila dikur ka shërbyer për banimin e shërbëtorëve të familjes, ahuri dhe jazi. Në afërsi të shtëpisë gjendet Xhamia e Emin Pashës dhe Hamami i Gazi Mehmet Pashës. Shtëpia u ndërtua në shekullin XIX, gjegjësisht më 1859, dhe tërë kohën shërbeu për banim. Shtëpia ka planimetri drejtkëndëshe në formë simetrike, e ndërtuar në kat. Është e lokalizuar në fund të oborrit ku përmes hajatit të hapur mundësohet qasja brenda saj. Në enterier shtëpia ruan elemente dhe objekte origjinale të kohës. Pajisjet e paluajtshme: stufa e murosur-oxhaku për nxehjen e dhomave, tavanet me roza të zbukuruara me motive të stilizuara florale dhe gjeometrike, dollapët e vegjël të futur në mur me kamare të ornamentuara, jyklykët, shkallët me trabozane prej druri, trarët dekorativë etj. Pajisjet e luajtshme: sofra prej druri dhe prej thuprave të thurura, tpini, bluda, govata prej druri, dy arka prej druri, djepi i ngjyrosur me motive të ndryshme, enë, legeni e kazani prej bakri, legeni e ibriku prej mesingu, një qilim etj. Oborri me kopsht të rregulluar ndodhet në pjesën e përparme dhe të pasme të shtëpisë. Sot shtëpia akoma është e banueshme. Ajo ka vlera arkitektonike-artistike si në eksterier, ashtu edhe në enterier. Në eksterier shquhet fasada e zbukuruar, ndërkaq në enterier tavanet dhe rozetat e zbukuruara, si dhe dollapët e vegjël në mur, jyklykët, hamamxhiku, trarët dekorativë etj.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000507

Emri: Shtëpia e familjes Myftiu

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Prizren

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Prizren

Lokaliteti: Në afërsi të Xhamisë së Emin Pashës

Kodi Postar: 20000

Emri i rrugës: “Rifat Krasniqi”

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.