Teqja e Jonuz Efendisë (Mitrovicë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014

Historiku

Në fshatin Suhadoll i ulet, ne një distancë prej afro 5 km, nga qyteti i Mitrovicës gjendet teqja (sipas njësimit ne popull) e Januz Jonuzit. Në vitin 1883 Januz Sabri Jonuzaj, kishte ardhur nga Stambolli ne Suhadoll për ti vizituar banoret e kësaj ane, pas qëndrimit 3 ditor ne Suhadoll si dhe me kërkesën e banorëve te kësaj ane, Januzi bindet qe te qëndroj si dhe te behet banor i përhershëm i Suhadollit. Shkollimin te cilin e kishte përfunduar Januzi i takonte i tarikatit Melami. Puna e par qe e beri Januzi ishte ndërtimi i teqesë, e qe si mbas stërnipit te tij Januz Jonuzit, teqja është ndërtuar ne vitin 1884. Teqja si monument fetar, ka shërbyer ven për kryerjen e riteve fetare, përveq kësaj funksionit ritual Januzi e kishte hapur ne kuadër te teqesë edhe mejtepin, ku mësohej shkrim dhe lexim ne gjuhen shqipe, nxënësit qe kanë vijuar mësimet ishin nga këto an: Mitrovicë, Vinarc, Gushafcë, Vidimriq si dhe Suhadoll. Pasi që ndërroi jetë Januz Sabri efendiut, në vitin 1909, nxënësit e tij ia ndërtojnë tyrben përballë teqesë, iniciativë kjo, e nisur nga Haxhi Hafëz Vesel Mikullovci. Ushtrimin e detyrës të tij deri në ndërrimin e jetës më 1926, e ushtroi Haxhi Hafëz Vesel efendi Mikullovci (1872-1926). Pas ndërrimit të jetës, edhe atij, nxënësit e vet, ia ndërtuan tyrben të bashkangjitur me tyrbe të Januz Sabri efendiut. Gjatë luftës (1998-1999) teqeja u demolua dhe u tentua të digjet. Rindërtimin e teqesë dhe tyrbeve i bëri Januz Jonuzi, stërnipi i Januz Sabri efendiut. Për rindërtimin e këtij kompleksi, krahas materialeve të reja, u përdorë material guror (moloz) ekzistues i tyrbeve të demoluar dhe të dëmtuara. Teqet janë të ndertuar mbi bazamente tetëkëndore nga betonarmeja, konstruksioni i mureve është i lartësuar nga betonarmeja dhe te veshura me blloqe guri të latuar te lidhura me fuga çimentoje. Hapësirta e ndriçimit dhe hyrjës nga brenda dhe jashtë janë të punuara me tulla silikoni, dera hyrëse sipër është e mbuluar me gjysmë kupoll nga llamarinae zinkuar.. Mbulesa e kupolës qëndrore te teqesë është e mbuluar me llamarinë të zinkuar Teqja vazhdon funksioni e saj

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000475

Emri: Teqja e Jonuz Efendisë

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Mitrovicë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Mitrovicë

Qyteti/Fshati: Suhodoll i Ulët

Lokaliteti: Mitrovicë

Kodi Postar: 400000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.