Shtëpi banimi - Shtëpia e Xhafer Devës (Mitrovicë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2079/2011 30.09.2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.23012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014

Historiku

Shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në bërthamën e vjetër të qytetit. Kjo ndërtesë i takon shek XIX. Shtëpia fillimisht kishte karakter banimi. Ky objekt kryesisht e ka ruajtur gjendjen fillestare të ndërtimit. Shtëpia e lartpërmendur, është ndërtuar nga Xhafer Deva, njëri prej personaliteteve më të shquara të këtij rajoni. Xhafer Deva, luajti rol kyç në periudhën kohore 1941–1944, në organizimin dhe mbrojtjen e popullatës shqiptare. Gjatë një periudhe kohore Xhafer Deva ka mbajtur poste kyqe – ishte prefekt i Mitrovicës si dhe Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Shqiptare (1943/44). Pas lufte si i përndjekur nga pushteti, emigron në SHBA, ku edhe vdes (1978). Shtëpia me etazhitet P+1 i takon tipit të shtëpive me doksat dhe qoshk. Karakteristikë e shtëpisë është se në mesin e fasadës veriore është i paraqitur qoshku (çardaku i mbyllur) ndërsa në fasadën jugore, pamje kjo nga rruga, paraqitet doksati. Në fasadën jugore janë ruajtur elementet dekorative të kohës. Përdhesa sot, funksionon si hapësirë afariste, ndërsa kati, shfrytëzohet si etazh banimor duke e ruajtur kështu, funksionin për të cilën edhe është ndërtuar. Në vitin 2014 u ndërmorën masat emergjente, investitor MKRS.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000445

Emri: Shtëpi banimi - Shtëpia e Xhafer Devës

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Mitrovicë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Mitrovicë

Qyteti/Fshati: Mitrovicë

Lokaliteti: Mitrovicë

Kodi Postar: 40000

Emri i rrugës: Rr.Xhafer Deva p.n

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.