Ndërtesa e hamamit të vjetër (Prizren)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 380/54

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2010

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Historiku

Hamami i Gazi Mehmed Pashës gjendet në qendër të qytetit pranë Xhamisë së Kukli-Mehmed Beut dhe Xhamisë së Emin Pashës. Është ndërtuar në vitin 1563-74, nga Gazi Mehmet Pasha, Sanxhakbej i Shkodrës më 1573-4. Në portën kryesore është vendosur pllaka me mbishkrim (1833) e cila tregon datën e restaurimit të hamamit nga ana e vëllezërve Tahir dhe Mehmed Pashë Rrotulli. Hamami gjendet në kuadër të ansamblit arkitektonik të themeluar nga Gazi Mehmet Pasha, ku gjenden Xhamia e Bajraklisë, shkolla e mesme (medresa), shkolla fillore (mejtepi), biblioteka dhe mauzoleumi (tyrbja). Hamami është i llojit "çifte hamam" që është përdorur nga të dy gjinitë në të njëjtën kohë. Është ndërtuar me gurë të ndryshëm. Pjesa e hamamit për meshkuj është pak më e madhe se pjesa tjetër për femra. Hamami ka të gjitha hapësirat që kanë hamamet e këtij lloji, pra përbëhet prej pjesës hyrëse (pjesa për pritje si dhe për pije), pjesës së garderobës, pjesës qendrore ku bëhej larja, djersitja, dëfrimi si dhe pjesës së kaldatores që gjendet në pjesën jugore të objektit. Hamami është ndërtuar nga gur të ndryshëm në kombinim me tulla. Muret kanë një trashësi rreth 90 cm, të suvatuara nga ana e brendshme. Pullazi i objektit ka dy kupola të ndërtuara mbi tambure, në pjesën e ftohtë (pritja) dhe nëntë kupola të vogla që janë mbi pjesën e ngrohtë të Hamamit. Pjesa e garderobës dhe kaldatores është e mbuluar me qemerë. Mbulesa është me tjegulla në pjesën e ftohtë, ndërsa me pllaka të plumbit në pjesët tjera. Deri në vitet 1964 Hamami ka qenë i rrethuar me lokale me ç'rast bëhet rrënimi i lokaleve dhe fillojnë punët restauruese-konservuese. Edhe në vitet 70 të shek. XX bëhen disa renovime ku pastaj lihet në mëshirë të kohës. Prej vitit 2000 pjesa e ftohtë e Hamamit shfrytëzohet si galeri për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore, artistike dhe edukative. Hamami paraqet njërën prej ndërtesave publike më karakteristike të periudhës Osmane në Prizren, me rëndësi të jashtëzakonshme historike, arkitektonike, shoqërore dhe mjedisore.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000437

Emri: Ndërtesa e hamamit të vjetër

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Prizren

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Prizren

Lokaliteti: Saraçhana

Kodi Postar: 20000

Emri i rrugës: Adem Jashari

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVI

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.