Tyrbja e Musa Efendiut (Prizren)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2003

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015-2016

Historiku

Tyrbja e Sheh Kutub Musa Efendiut gjendet në lagjen e “Tabkhanes”, pranë teqesë së rrënuar, shtëpisë së familjes Shehu dhe Xhamisë së Ahmed Beut. Teqeja është e ndërtuar në vitin 1575, ndërsa tyrbja më vonë. Tyrbja është e orientuar me pjesën ballore kah lindja dhe është e rrethuar me oborre nga të dy anët. Në afërsi të saj gjendet një lis shumëvjeçar. Është e ndërtuar në përdhese, në formë drejtkëndëshi, ku muret e saj nga pjesa lindore dhe jugore janë origjinale të kohës së hershme, prej qerpiçi, të strukturuara me hatulla druri. Ndërsa muri nga pjesa perëndimore është i ndërtuar më vonë, nga blloqe betoni, dhe pjesa veriore është e rrethuar me shtylla druri, të mbyllura me dërrasa horizontale. Dyshemeja e tyrbes është e shtruar me çimento. Dyert dhe dritaret janë prej druri. Konstruksioni i kulmit supozohet të jetë i ndërtuar prej druri dhe është i mbuluar me sallonit. Qasja në tyrbe mundësohet nga pjesa lindore, përmes derës së drurit, e ngritur nga niveli i tokës prej 25cm. Në brendi të tyrbes gjenden 15 varre, me dimensione të ndryshme. Në tyrbe gjenden tespihe të mëdha, disa mjete rituale, një instrument muzikor, dokumente të shkruara në gjuhën osmane, një tepsi prej dheu, një arkë druri etj. Tyrben e vizitojnë sidomos të sëmurët mentalë dhe me dhembje të kokës, gratë që nuk lindin, si dhe personat që kanë probleme gjyqësore. Gjatë vizitës së parë, i sëmuri e kapërcen pragun e derës, ndez një qiri, lutet dhe sillet tri herë rreth kuburit të Sheh Kutub Musa Efendiut. Të sëmurin tri herë e përshkojnë me tespihet e shenjtorit. I sëmuri merr nga tyrbja një enë me ujë dhe e pi atë në shtëpi. Besohet se nuk është mirë që uji të derdhet në tokë. Nëse i sëmuri shërohet ai vjen përsëri dhe sjellë monedha, peshqirë, qirinj etj.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000410

Emri: Tyrbja e Musa Efendiut

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Prizren

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Prizren

Lokaliteti: “Tabakhane”

Kodi Postar: 20000

Emri i rrugës: “Rruga e Tabakëve”

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli:

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.