Trashëgimia Luajtshme

Trashëgimia e luajtshme arkeologjike e Kosovës është dëshmia më mirë e pasurisë sonë kulturore. Koleksioni arkeologjik i Kosovës përbëhet nga objektet arkeologjike të zbuluara në territorin e Kosovës. Informatat e para mbi gjetjet arkeologjike janë nga periudha ndërmjet dy luftërave botërore. Gërmimi i parë arkeologjik është kryer në një tumë të epokës së hekurit në fshatin Neprebisht të komunës së Suharekës.Lexo më shumë

Koleksionet arkeologjike të Kosovës pasurohen nga fushatat me karakter të përnjohjes dhe gërmimit arkeologjik, pas themelimit të Muzeut të Kosovës në vitin 1949. Gërmimi i parë arkeologjik është bërë në vitin 1951 në Kalanë e Novobërdës, për të vazhduar më tutje me shumë ekspedita të tjera. Gjatë viteve '60-'80 janë kryer shumë ekspedita me karakter të përnjohjes dhe gërmimit arkeologjik në shumë vendbanime dhe nekropole të periudhave të ndryshme nga neoliti e deri në mesjetën e vonë. Pas themelimit të Institutit Arkeologjik të Kosovës në vitin 2002 fillon një etapë e re në fushën e kërkimeve arkeologjike si dhe të pasurimit të koleksionit arkeologjik. Koleksioni arkeologjik i Kosovës përbën dëshmi për jetën, kulturën dhe ekonominë e vendit. Në vazhdim, disa nga gjetjet më të rëndësishme:

Figura antropomorfe (neolit i hershëm, vendi i gjetjes: Vlashnje –Prizren), instrument muzikor-okarina (neolit i hershëm,vendi i gjetjes:Runik-Skenderaj), figurë antropomorfe e tipit "Hyjnesha në fron"(neolit i vonë, vendi i gjetjes: Barilevë,Fafos,Tjerrtore),vazo dekorative (eneolit,vendi i gjetjes: Hisar-Suharekë), sëpatë guri (bronz i hershëm,vendi i gjetjes:Ticë-Skenderaj),varëse qelibari (hekur i mesëm, vendi i gjetjes: Banjë e Pejës-Pejë), stelë funerale (vendi i gjetjes: në afërsi të Kalasë së Kamenicës), Medalioni i Probit i zbuluar në Ulpianë, llambë e bronzit e zbuluar në Ulpianë,pllakë me mbishkrim e zbuluar në Ulpianë, bust gruaje dardane punuar në mermer, e zbuluar në Kllolkot, shumë stela-gurë mbivarrorë, mbishkrime, enë, vegla pune, stoli dhe dekorime të ndryshme.

Shenim: Koleksioni Arkeologjik dhe Etnologjik i Kosoves( 676 eksponate arekologjike dhe 571 eksponate etnologjike) vazhdon te mbahet ne Serbi.

Renditja sipas:
Tabak i kafesë

Tabak i kafesë

Dy pamje të tabakut të kafesë (Drugdhendje) -E përdorur për të vendosur kafenë e pjekur deri sa ftohej, e cila pastaj bluhej në mullirin e kafesë, shek. XIX. ...

Tavolinë

Tavolinë

Tavolinë e prodhuar nga druri, nga mjeshtër popullor të kualifikuar për këtë zeje.Tavolina përbëhet nga pjesa e sipërme prej gjashtë këndeve, dhe gjashtë këmbëve. Përshkohet me motive gjeometrike, flo...

Vegsh

Vegsh

Enë për zierje gjellërash. Përdorur deri në shek. XX. ...

Veshje popullore burri

Veshje popullore burri

Veshje popullore e burrit- Krahina e Drenicës. Elementi më tipik i kësaj veshje janë tirqit të cilët kanë formën e pantollonave të ngushta prej zhgunit me ngjyrë të kaftë. Është barte deri në sh...

Veshje popullore burri

Veshje popullore burri

Veshje popullore e burrit- Krahina e Rugovës. Këtë veshje e karakterizon pos motiveve të pasura ornamentike edhe struktura e pasur morfologjike por jo me shmangie të veçorive tipologjike të veshjes. K...

Veshje popullore gruaje

Veshje popullore gruaje

Veshje popullore gruaje- Krahina e Drenicës. Kjo veshje dallon për origjinalitetin e vet si, për nga lënda, qepja, bukuria, gjithashtu edhe për nga funksionaliteti, ornamentika e larmishme etj. Karak...

Xhubleta

Xhubleta

Xhubleta – është veshur në krahinën e Malësis së Madhe. Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjen i valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e prapme. Bëhej nga një numër i madh copash e rripash ...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.