Trashëgimia Luajtshme

Trashëgimia e luajtshme arkeologjike e Kosovës është dëshmia më mirë e pasurisë sonë kulturore. Koleksioni arkeologjik i Kosovës përbëhet nga objektet arkeologjike të zbuluara në territorin e Kosovës. Informatat e para mbi gjetjet arkeologjike janë nga periudha ndërmjet dy luftërave botërore. Gërmimi i parë arkeologjik është kryer në një tumë të epokës së hekurit në fshatin Neprebisht të komunës së Suharekës.Lexo më shumë

Koleksionet arkeologjike të Kosovës pasurohen nga fushatat me karakter të përnjohjes dhe gërmimit arkeologjik, pas themelimit të Muzeut të Kosovës në vitin 1949. Gërmimi i parë arkeologjik është bërë në vitin 1951 në Kalanë e Novobërdës, për të vazhduar më tutje me shumë ekspedita të tjera. Gjatë viteve '60-'80 janë kryer shumë ekspedita me karakter të përnjohjes dhe gërmimit arkeologjik në shumë vendbanime dhe nekropole të periudhave të ndryshme nga neoliti e deri në mesjetën e vonë. Pas themelimit të Institutit Arkeologjik të Kosovës në vitin 2002 fillon një etapë e re në fushën e kërkimeve arkeologjike si dhe të pasurimit të koleksionit arkeologjik. Koleksioni arkeologjik i Kosovës përbën dëshmi për jetën, kulturën dhe ekonominë e vendit. Në vazhdim, disa nga gjetjet më të rëndësishme:

Figura antropomorfe (neolit i hershëm, vendi i gjetjes: Vlashnje –Prizren), instrument muzikor-okarina (neolit i hershëm,vendi i gjetjes:Runik-Skenderaj), figurë antropomorfe e tipit "Hyjnesha në fron"(neolit i vonë, vendi i gjetjes: Barilevë,Fafos,Tjerrtore),vazo dekorative (eneolit,vendi i gjetjes: Hisar-Suharekë), sëpatë guri (bronz i hershëm,vendi i gjetjes:Ticë-Skenderaj),varëse qelibari (hekur i mesëm, vendi i gjetjes: Banjë e Pejës-Pejë), stelë funerale (vendi i gjetjes: në afërsi të Kalasë së Kamenicës), Medalioni i Probit i zbuluar në Ulpianë, llambë e bronzit e zbuluar në Ulpianë,pllakë me mbishkrim e zbuluar në Ulpianë, bust gruaje dardane punuar në mermer, e zbuluar në Kllolkot, shumë stela-gurë mbivarrorë, mbishkrime, enë, vegla pune, stoli dhe dekorime të ndryshme.

Shenim: Koleksioni Arkeologjik dhe Etnologjik i Kosoves( 676 eksponate arekologjike dhe 571 eksponate etnologjike) vazhdon te mbahet ne Serbi.

Renditja sipas:
Marhamë

Marhamë

Marhamë- Është e endur në vek, e punuar nga pambuku dhe mëndafshi. Në dy skajet e gjërsisë së marhamës janë punuar zbukurime me qëndisje. Qëndisja është bërë me fije mëndafshi dhe fije ari, duke fitu...

Mbajtëse gotash (Ferash)

Mbajtëse gotash (Ferash)

Mbajtëse gotash (Ferash) -Është gjetur në Begracë të Kaçanikut, i përket gjysmës së parë të shek XX. ...

Opingat

Opingat

Opinga- punoheshin krejtësisht prej lëkurës së gjedheve. Më vonë dredhat e lëkurës , aty-këtu, filluan të zëvendësohen më ,, sixhima’’ dhe kështu filluan të përdoren opingat,, me ,,përkryesa’’të cil...

Plisi

Plisi

Plisi - është pjesë e veshjes tradicionale shqiptare për meshkuj. Vendoset në kokë dhe shpesh herë cilësohet si më i veçanti, pasi që ai përdoret vetëm ndër shqiptarë. Është i punuar nga leshi i de...

Qilim

Qilim

Qilim – i endur në vek prej fijeve të leshit. Është i përbëre nga tri polla të barabarta. Ka një kolorit ngjyrash të ndryshme. Në tërë siperfaqen e tij ka një ornamentik të pasur, në të cilin janë r...

Rozetë tavani (Tavanishte)

Rozetë tavani (Tavanishte)

Është pjesë dekori për tavanishte (dhomë), është punuar nga mjeshtër popullor. Teknika e punimit është me mjete klasike , si daltë, brisk etj. I takon fillimit të shek. XX ...

Rreth i fëmijëve

Rreth i fëmijëve

Rreth i fëmijëve -Punim druri, ka shërbyer për të vendosur fëmijën. I përdorur deri në shek. XX. ...

Shkam

Shkam

Objekt druri, i cili ka shërbyer për t'u ulur. Fundi shek. XIX ...

Shokë burri

Shokë burri

Shokë burri- Pjesë e veshjës popullore, e punuar në vek. I përket shek.XX ...

Shportë për mbajtjen e lugëve

Shportë për mbajtjen e lugëve

Shportë për mbajtjen e lugëve. Prodhim nga druri, shek. XX. ...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.