Trashëgimia Arkeologjike

Trashëgimia arkeologjike e Kosovës e evidentuar deri më sot daton që nga parahistoria dhe paraqet një thesar të çmuar. Dëshmitë arkeologjike pasqyrojnë gjurmë, mbetje, rrënoja dhe artefakte të civilizimeve të kaluara të popullsisë autoktone dhe të civilizimeve lindore dhe perëndimore të dokumentuara në hapësirë dhe kohë të përcaktuar. Pjesë përbërëse e këtij thesari janë dëshmitë nga periudha e neolitit, eneolitit, bronzit, hekurit, romake si dhe periudhës së antikës së vonë dhe mesjetës.Lexo më shumë

Vendbanimet dhe lokalitetet më reprezentative: vendbanimi shumështresor i Vlashnjës, lokaliteti i Runikut, lokaliteti i Varoshit, lokaliteti i Reshtanit, lokaliteti i Bardhoshit, lokaliteti i Tjerrtores, lokaliteti i Fafos, nekropoli i tumave të Bokës së Përqevës, nekropoli tumular i Ponoshecit, nekropoli i Llashticës, lokaliteti i Banjë së Pejës, Municipum DD, Lokaliteti Statio Vindenis, Municipium Ulpiana, lokaliteti i Vrellës, lokaliteti i Dersnikut, Kështjella e Keqekollës, Kalaja e Prizrenit, Qyteti mesjetar i Novobërdës dhe shumë të tjera.

Renditja sipas:
Kalaja e Llapushnikut

Kalaja e Llapushnikut

Shtrihet rrëzë majave të maleve të Drenicës, në jug të Grykës së Llapushnikut, rreth 10 km në jugperëndim të qendrës komunale të Drenasit. Kalaja e Llapushnikut kishte një mur kështjellar me dimension...

Kalaja e Pogragjës

Kalaja e Pogragjës

Kalaja e Pogragjës gjendet 10 kilometra në juglindje të Gjilanit, përkatësisht rreth 1 km larg prej fshatit Pogragjë. Është e pozicionuar në grykën e Llapushnicës, në lartësi mbidetare prej 567 m dhe...

Kalaja e Strocit

Kalaja e Strocit

Në fshatin Stroc gjendet kalaja e njohur me emërtimin Gradina, lokalitet ky arkeologjik me indikacione të shfrytëzimit që nga parahistoria, antika e vonë dhe mesjeta e hershme. Në shpatet e kodrës, vë...

Kalaja e Veletinit

Kalaja e Veletinit

Fortesa e Veletinit, ndodhet rreth pesë kilometër në juglindje të lokalitetit arkeologjik të Ulpianës, dhe rreth 1.5 kilometër në veriperëndim të Janjevës, e pozicionuar në pjesën kodrinore të fshatit...

Kisha paleokristiane në Nikadin

Kisha paleokristiane në Nikadin

Fshati Nikadin, tashmë pothuajse paralagje e qytetit të Ferizajt, gjendet vetëm 2 kilometra në jug të saj, i pozicionuar në një tokë shumë të plleshme bujqësore. Gjatë viteve gjashtëdhjetë të shekulli...

Kisha paleokristiane në Vrellë

Kisha paleokristiane në Vrellë

Fshati Vrellë shtrihet rreth 7 km në perëndim të Istogut. Gërmimet arkeologjike të zhvilluara në vitin 2010 nxorën në pah një kishë paleokristiane, e shekujve IV-VI të kohës sonë me dimensione jo të m...

Lokalitet arkeologjik në Banjë të Malishevës

Lokalitet arkeologjik në Banjë të Malishevës

Në fshatin Banjë e Malishevës, pozicionuar në juglindje të qytezës së Malishevës, në krahun e majtë të lumit Mirushë, ndodhet lokaliteti arkeologjik i njohur me toponimin Trojet e Vjetra. Lokaliteti...

Lokalitet Arkeologjik në Greme të Ferizajit

Lokalitet Arkeologjik në Greme të Ferizajit

Duke u mbështetur në gjurmët e rrënojave dhe themeleve që u vërejtën në këtë lokalitet mund të thuhet se kemi të bëjmë me një objekt kulti të periudhës paleokristiane të shekujve V-VII. Muret, gjegjës...

Lokalitet arkeologjik në Nerodimen e Ulët

Lokalitet arkeologjik në Nerodimen e Ulët

Në vitin 1988, në fshatin Nerodime e Ultë, e pozicionuar në perëndim të qytetit të Ferizajt, disa sondazhe arkeologjike të zhvilluara këtu në arealin fare pranë varreve ortodokse, rezultuan me zbulimi...

Lokalitet arkeologjik në Paldenicë

Lokalitet arkeologjik në Paldenicë

Rreth 150 m në anën e majtë të magjistrales Prishtinë-Shkup, në hyrje të fshatit Paldenicë, mbi një kodër që shtrihet nga perëndim, e me konfiguracion terreni në formë të shalës së kalit, e që ka pamj...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.