Specifikat e Regjionit të Gjilanit (Trashëgimia Kulturore)

Rajoni i Gjilanit, sikundër e tërë Kosova, është i pasur me trashëgimi kulturore. Nëntë vjet pas themelimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan është bërë një punë e rëndësishme, sidomos sa i përket inventarizimit të objekteve kulturore. Objektet e inventarizuara u takojnë të gjitha fushave të trashëgimisë, si trashëgimisë materiale të paluajtshme, asaj materiale të luajtshme dhe patjetër që kjo Qendër ka evidentuar materiale edhe nga fusha e trashëgimisë shpirtërore.Lexo më shumë

Vlen të theksohet se sa i përket rajonit të Gjilanit, trashëgimia kulturore, veçanërisht ajo arkitekturale, ka pësuar dëmtime nga pushtuesit në radhë të parë, por gjithsesi edhe nga koha dhe vetë dora e njeriut. Mund të thuhet se pjesa më e madhe e trashëgimsë kulturore mijëravjeçare e këtij rajoni gjendet nën tokë, gjë që na bën me dije se për ta zbuluar gjithë atë pasuri duhen investime të mëdha. Një tjetër aspekt që duhet theksuar është se rajoni i Gjilanit ka një numër të vogël të kullave e që kryesisht ndodhen në pjesën juglindore të Kosovës.

Me propozimin e QRTK-së së Gjilanit, që përfshin gjashtë komuna: Gjilanin, Vitinë, Artanën, Dardanën, Kaçanikun dhe Hanin e Elezit, në mbrojtje të përkohshme janë vënë 174 monumente. Nga këto 134 janë nga fusha e arkitekturës dhe 40 nga arkeologjia, sikundër që të specifikuara dalin: sakrale 66, profane 86, utilitare 17 dhe si vlera ambientale 5.

Shtëpia e Zekirja Abdullahut -Gjilan

Shtëpia e Zekirja Abdullahut -Gjilan

Në qytetin e Gjilanit, afër postës kryesore, gjendet Shtëpia e Zekirja Abdullahut. Shtëpia daton nga fundi i shek. XIX, ka pasur dhe ka funksionin e banimit. Shtëpia ka përdhesen dhe katin e parë, k...

Xhamia e Cërnicës (Minarja)

Xhamia e Cërnicës (Minarja)

Xhamia gjendet në fshatin Cernicë, 8 km në jug-perëndim të Gjilanit. Sipas të dhënave të Bashkësisë Islame të Kosovës, përkatësisht Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, xhamia e Cernicës daton ng...

Xhamia në fshatin  Pidiç

Xhamia në fshatin Pidiç

Në fshatin Pidiç, komuna e Gjilanit, gjendet Xhamia e Pidiçit. Xhamia e fshatit Pidiç supozohet se është ndërtuar në vitin e largët 1645. Është xhamia e tretë me radhë e ndërtuar në komunën e Gjilani...

Xhamia në fshatin Verbicë e Zhegocit

Xhamia në fshatin Verbicë e Zhegocit

NNë fshatin Verbicë të Zhegocit gjendet Xhamia e Verbicës. Kjo xhami, sipas shënimeve të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, është ndërtuar në vitin 1866. Xhamia i ka dy etazhe: përdhe...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.