Specifikat e Regjionit të Gjilanit (Trashëgimia Kulturore)

Rajoni i Gjilanit, sikundër e tërë Kosova, është i pasur me trashëgimi kulturore. Nëntë vjet pas themelimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan është bërë një punë e rëndësishme, sidomos sa i përket inventarizimit të objekteve kulturore. Objektet e inventarizuara u takojnë të gjitha fushave të trashëgimisë, si trashëgimisë materiale të paluajtshme, asaj materiale të luajtshme dhe patjetër që kjo Qendër ka evidentuar materiale edhe nga fusha e trashëgimisë shpirtërore.Lexo më shumë

Vlen të theksohet se sa i përket rajonit të Gjilanit, trashëgimia kulturore, veçanërisht ajo arkitekturale, ka pësuar dëmtime nga pushtuesit në radhë të parë, por gjithsesi edhe nga koha dhe vetë dora e njeriut. Mund të thuhet se pjesa më e madhe e trashëgimsë kulturore mijëravjeçare e këtij rajoni gjendet nën tokë, gjë që na bën me dije se për ta zbuluar gjithë atë pasuri duhen investime të mëdha. Një tjetër aspekt që duhet theksuar është se rajoni i Gjilanit ka një numër të vogël të kullave e që kryesisht ndodhen në pjesën juglindore të Kosovës.

Me propozimin e QRTK-së së Gjilanit, që përfshin gjashtë komuna: Gjilanin, Vitinë, Artanën, Dardanën, Kaçanikun dhe Hanin e Elezit, në mbrojtje të përkohshme janë vënë 174 monumente. Nga këto 134 janë nga fusha e arkitekturës dhe 40 nga arkeologjia, sikundër që të specifikuara dalin: sakrale 66, profane 86, utilitare 17 dhe si vlera ambientale 5.

Nekropoli tumular Ilir i Llashticës

Nekropoli tumular Ilir i Llashticës

Nekropoli i tumulave në Llashticë gjendet rreth 10 km në verilindje të qytetit të Gjilanit, në krahun e djathtë të Moravës së Binçës, e shtrirë në një sipërfaqe të gjerë të tokave punuese të fshatit L...

Objekti i ish Depos Ushtarake Turke

Objekti i ish Depos Ushtarake Turke

Në qytetin e Gjilanit, përballë stacionit të autobusëve, gjendet ish Depoja Ushtarake Turke, më vonë spital dhe për disa vite gjykatë për kundërvajtje, ndërsa tani është duke u shfrytëzuar nga partitë...

Objekti i Kajmekamllëkut (tani objekti i muzeut rajonal )

Objekti i Kajmekamllëkut (tani objekti i muzeut rajonal )

Në qendër të qytetit të Gjilanit gjendet Objekti i Kajmekamllëkut – tani selia e kryetarit të komunës së Gjilanit. Ky ndërtim u realizua në fund të shek. XVIII. Ky objekt fillimisht ka pasur funksion...

Objekti i shkollës së Muzikës në Gjilan (ish Saraji i Mustafë Pashës

Objekti i shkollës së Muzikës në Gjilan (ish Saraji i Mustafë Pashës

Në qytetin e Gjilanit, përballë Atik Xhamisë, gjendet objekti i Shkollës së Muzikës, ish Saraji i Mustafë Pashës. Ky objekt është ndërtuar në vitin 1887 nga Mustafë Pasha dhe ka shërbyer për banim. P...

Objekti i Teknikës Popullore

Objekti i Teknikës Popullore

Objekti i ish -Teknikës Popullore gjendet në rrugën “Adem Jashari”, përballë postës së sotme, në qendër të Gjilanit. Është ndër objektet e pakta publike të vjetra të qytetit që ka shpëtuar ende pa u r...

Oda e Fevzi Hoxhës

Oda e Fevzi Hoxhës

Në fshatin Cernicë, rreth 8 km në jug-perëndim të Gjilanit, gjendet Oda e Mulla Vehbiut, tani pronë e nipit të tij Fevzi Hoxhës (1932). Sipas Fevziut, oda është ndërtuar në vitin 1928, nga gjyshi ...

Shtëpia e  Muhamer Shabanit në Përlepnicë

Shtëpia e Muhamer Shabanit në Përlepnicë

Shtëpia e Muhamer Shabanit gjendet në fshatin Përlepnicë të komunës së Gjilanit. Shtëpia është ndërtuar në dekadën e fundit të shek. XIX, pikërisht më 1880. Është e vendosur në vend të rrafshët dhe ka...

Shtëpia e Ajet Kokës

Shtëpia e Ajet Kokës

Shtëpia e Ajet Kokës gjendet në fshatin Kokaj të komunës së Gjilanit. Është ndërtuar në fillim të viteve të ‘60 të shekullit XX. Ajet Koka shtëpinë e kishte ndërtuar pasi ishte liruar nga burgu, në të...

Shtëpia e Ilmi Rrustemit - Kokaj

Shtëpia e Ilmi Rrustemit - Kokaj

Shtëpia e Ilmi Rrustemit gjendet në fshatin Kokaj të komunës së Gjilanit. Sipas të dhënave të familjarëve të kësaj shtëpie, ky objekt u ndërtua rreth vitit 1947, menjëherë pas LDB-së. Shtëpia edhe ps...

Shtëpia e Isak Pozharanit

Shtëpia e Isak Pozharanit

Në qytetin e Gjilanit në rrugën “Abdulla Tahiri” gjendet shtëpia dykatëshe e Isak Pozharanit. Kjo shtëpi ka filluar të ndërtohet në vitin 1908 nga Kurtesh Pozharani dhe ka përfunduar në vitin 1913. ...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.