Specifikat e Regjionit të Gjilanit (Trashëgimia Kulturore)

Rajoni i Gjilanit, sikundër e tërë Kosova, është i pasur me trashëgimi kulturore. Nëntë vjet pas themelimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan është bërë një punë e rëndësishme, sidomos sa i përket inventarizimit të objekteve kulturore. Objektet e inventarizuara u takojnë të gjitha fushave të trashëgimisë, si trashëgimisë materiale të paluajtshme, asaj materiale të luajtshme dhe patjetër që kjo Qendër ka evidentuar materiale edhe nga fusha e trashëgimisë shpirtërore.Lexo më shumë

Vlen të theksohet se sa i përket rajonit të Gjilanit, trashëgimia kulturore, veçanërisht ajo arkitekturale, ka pësuar dëmtime nga pushtuesit në radhë të parë, por gjithsesi edhe nga koha dhe vetë dora e njeriut. Mund të thuhet se pjesa më e madhe e trashëgimsë kulturore mijëravjeçare e këtij rajoni gjendet nën tokë, gjë që na bën me dije se për ta zbuluar gjithë atë pasuri duhen investime të mëdha. Një tjetër aspekt që duhet theksuar është se rajoni i Gjilanit ka një numër të vogël të kullave e që kryesisht ndodhen në pjesën juglindore të Kosovës.

Me propozimin e QRTK-së së Gjilanit, që përfshin gjashtë komuna: Gjilanin, Vitinë, Artanën, Dardanën, Kaçanikun dhe Hanin e Elezit, në mbrojtje të përkohshme janë vënë 174 monumente. Nga këto 134 janë nga fusha e arkitekturës dhe 40 nga arkeologjia, sikundër që të specifikuara dalin: sakrale 66, profane 86, utilitare 17 dhe si vlera ambientale 5.

Atik Xhamia

Atik Xhamia

Atik Xhamia, ndryshe e njohur si Xhamia e Medresesë, është ndërtuar në shekullin XVII. Është xhamia e parë e ndërtuar në qytet. Shënimet flasin për përfundimin e punimeve në vitin 1606, por hasen edhe...

Çezma e Sahit Agës

Çezma e Sahit Agës

Në afërsi të qyteti të Gjilanit, në dalje të qytetit kah fshati Malishevë, gjendet Çezma e Sahit Agës. Ky ndërtim u realizua, sipas të dhënave që janë marrë nga pronari i çezmës, para njëqind viteve....

Gërmadhat e Kishës së Shën Varvarës (Shën Dhimitrit)- Kmetoc

Gërmadhat e Kishës së Shën Varvarës (Shën Dhimitrit)- Kmetoc

Kisha e Shën Dhimitrit, e njohur si Kisha Varvara e Kmetocit, gjendet në verilindje të fshatit Kmetoc dhe është datuar si kishë e shekullit XIV. Mbetjet dëshmojnë për ekzistencën e manastirit. Thuhet ...

Hambari i Feriz Llashticës

Hambari i Feriz Llashticës

Në fshatin Llashticë, komuna e Gjilanit, gjendet hambari i Feriz Llashticës. Ky ndërtim është realizuar në fund të shekullit XVIII. Hambari është karakteristik, në radhë të parë për madhësinë dhe p...

Hani i Fetah Qerimit  në fshatin Verbicë e Zhegocit

Hani i Fetah Qerimit në fshatin Verbicë e Zhegocit

Në fshatin Verbicë e Zhegocit, 20 km në veri-perëndim të Gjilanit, gjendet Hani i Fetah Qerimit. Ky ndërtim është realizuar në shek. XX, rreth viteve 1906 - 1907. Objekti ka pasur funksion të bujt...

Kalaja e Pogragjës

Kalaja e Pogragjës

Kalaja e Pogragjës gjendet 10 kilometra në juglindje të Gjilanit, përkatësisht rreth 1 km larg prej fshatit Pogragjë. Është e pozicionuar në grykën e Llapushnicës, në lartësi mbidetare prej 567 m dhe...

Kisha e Shën Anës në Dunav

Kisha e Shën Anës në Dunav

Në fshatin Dunav të Epërm të komunës së Gjilanit gjendet kisha e Shën Anës. Kisha e Shën Anës është ndërtuar në vitin 1938, në të njëjtin vit kur është ndërtuar edhe xhamia e fshatit. Është kjo kishë...

Kulla e Kadri Vebi Zeqirit në Haxhaj

Kulla e Kadri Vebi Zeqirit në Haxhaj

Në fshatin Haxhaj, 17 km në jug të Gjilanit, gjendet kulla dykatëshe e Kadri Vebi Zeqirit. Ky ndërtim u realizua në dekadën e tetë të shek. XIX, përkatësisht në vitin 1880. Kulla ka dy etazhe, ku ç...

Kulla e Xhelë Hajdinit

Kulla e Xhelë Hajdinit

Në fshatin Terziaj komuna e Gjilanit, gjendet kulla e Xhelë Hajdinit e cila është ndërtuar në vitin 1947. Kulla ka pasur dhe ka funksion të banimit. I ka dy etazhe, përdhesën dhe katin e parë i cili ë...

Mulliri i Hakiut në Verbicë të Zhegocit

Mulliri i Hakiut në Verbicë të Zhegocit

Mulliri ndodhet në rrjedhën e lumit të Verbicës, i cili derdhet në lumin Sitnicë afër Lipjanit. Më saktë, ndodhet në lagjen e “Bislimajve”, pasi që fshati Verbicë është i ndarë në lagje të shpërndara,...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.