Specifikat e Regjionit të Ferizajt (Trashëgimia Kulturore)

Regjioni i Ferizajt përfshin komunën e Shtimes, Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës.
Rëndësia e regjionit qëndron në larminë e trashëgimisë kulturore. Të gjitha komunat që mbulohen me shërbimin e QRTK-së së Ferizajt formojnë një gamë të trashëgimisë kulturore, që i përket epokave të ndryshme, qoftë nga ajo neolitike siç është Varoshi, mesjetë e hershme Kaçaniku, Nikadini, mesjetë Nerodimja dhe Jezerci; periudha otomane pothuajse gjendet në të gjitha vendet që mbulon kjo Qendër.Lexo më shumë

Përveç trashëgimisë së paluajtshme arkeologjike, arkitektonike, që dëshmojnë jetesën në periudha historike, regjioni i Ferizajt është i pasur dhe me trashëgimi të luajtshme dhe shpirtërore, si dëshmi të gjalla për kohët e kaluara dhe për historinë e bujshme politike e kulturore, jo vetëm si njohuri për të kaluarën por edhe si krahasim me kohën e tashme.Regjioni i Ferizajt në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme ka të listuara gjithsej 130 asete, prej te cilave 12 eksponate te luajtshme dhe 118 te paluajtshme prej nga 19 janë rezervate arkeologjike, 27 ansamble arkeologjike, 72 ansamble arkitekturore, përkatësisht 18 me karakter profan, 51 te natyrës sakrale dhe 49 utilitare.

Kisha paleokristiane në Nikadin

Kisha paleokristiane në Nikadin

Fshati Nikadin, tashmë pothuajse paralagje e qytetit të Ferizajt, gjendet vetëm 2 kilometra në jug të saj, i pozicionuar në një tokë shumë të plleshme bujqësore. Gjatë viteve gjashtëdhjetë të shekulli...

Lokalitet Arkeologjik në Greme të Ferizajit

Lokalitet Arkeologjik në Greme të Ferizajit

Duke u mbështetur në gjurmët e rrënojave dhe themeleve që u vërejtën në këtë lokalitet mund të thuhet se kemi të bëjmë me një objekt kulti të periudhës paleokristiane të shekujve V-VII. Muret, gjegjës...

Lokalitet arkeologjik në Nerodimen e Ulët

Lokalitet arkeologjik në Nerodimen e Ulët

Në vitin 1988, në fshatin Nerodime e Ultë, e pozicionuar në perëndim të qytetit të Ferizajt, disa sondazhe arkeologjike të zhvilluara këtu në arealin fare pranë varreve ortodokse, rezultuan me zbulimi...

Lokaliteti Arkeologjik Neolitik në Varosh

Lokaliteti Arkeologjik Neolitik në Varosh

Lokaliteti neolitik i identifikuar i Varoshit ndodhet në komunën e Ferizajt, gjegjësisht vetëm 2 km në jug, juglindje të këtij qyteti, në fshatin me po të njëjtin emër. Megjithëse këtu akoma nuk janë ...

Lokaliteti arkeologjik 'Tuma-Gur'-Nekropol romak

Lokaliteti arkeologjik 'Tuma-Gur'-Nekropol romak

Fshati Zaskok gjendet rreth 3 km në jug-perëndim të qytetit të Ferizajt. Lokaliteti arkeologjik i identifikuar si TUMA-GUR gjendet pranë shkollës së vjetër si dhe pranë Zyrës së Vendit të fshatit Zask...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.