Specifikat e Regjionit të Prizrenit (Trashëgimia Kulturore)

Regjioni i Prizrenit përfshin komunën e Rahovecit, Suharekës, Dragashit, Malishevës, Shtimes dhe Mamushës. Qendër administrative dhe kulturore e këtij regjioni është qyteti i lashtë i Prizrenit.Lexo më shumë

Qyteti i Prizrenit është i njohur që nga antikiteti si një vend unik në Ballkan për vlerat e trashëgimisë kulturore, të civilizimeve dhe religjioneve të ndryshme. Falë pozitës së favorshme gjeografike, gërshetimit harmonik të kulturave gjatë historisë dhe një numri të lakmueshëm të monumenteve të trashëgimisë kulturore të të gjitha kohërave, qyteti i Prizrenit me plot të drejtë mban epitetin e "qytetit muze","muzeut nën qiellin e hapur" apo edhe të "Dubrovnikut të Ballkanit", dhe radhitet si njëra ndër qytetet më të bukura të Kosovës.

Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si tërësi urbane-arkitektonike në aspektin hapësinor është vendosur në bërthamën e vjetër të qytetit dhe ka vlerë të veçantë kulturo-historike, shoqërore dh...

Kroi i  Binbashit

Kroi i Binbashit

Kroi Binbashi gjendet në perëndim të zonës historike të Prizrenit, pranë Xhamisë “IljazKuka” dhe ndërtesës së Beledijes. Për kohën e ndërtimit dhe ndërtuesin e tij nuk posedojmë informata të sakta. I...

Kroi i Beledijës në Sheshin e Lidhjes

Kroi i Beledijës në Sheshin e Lidhjes

Prizreni është i njohur për numrin e konsiderueshëm të krojeve publike. Një ndër krojet më me famë në qytet është edhe Kroi i BELEDIJES. Emrin e ka marr nga vetë objekti i Kuvendit Komunal të Prizreni...

Kroi i Destan Kabashit

Kroi i Destan Kabashit

Kroi i Destan Kabashit gjendet në oborrin e shtëpisë së tij, në veri të zonës historike të Prizrenit. Në bazë të fletës poseduese origjinale, kroi është ndërtuar në vitin 1898, në të njëjtin vit kur ë...

Kroi i Esma Hanëmit në oborrin e Muzeut Arkeologjik

Kroi i Esma Hanëmit në oborrin e Muzeut Arkeologjik

Kroi i gurit gjendet në oborrin e Muzeut Arkeologjik të Prizrenit. Vendndodhja e tanishme e tij nuk është ajo e kohës së ndërtimit. Në vitin 1975 kroi është zhvendosur nga rruga ”Fehmi Lladrovci” (ish...

Kroi i Perollëve

Kroi i Perollëve

Kroi i familjes Perolli gjendet në oborr të shtëpisë, në veri të zonës historike të Prizrenit. Në bazë të mbishkrimit të gdhendur në gurin ballor është ndërtuar në vitin 1846, nga Fejzullah Spahiu, ...

Kroi i Qor Agës

Kroi i Qor Agës

Kroi i Qor Agës gjendet në zonën historike të Prizrenit, në kuadër të kompleksit të Xhamisë së Haxhi Ramadanit (Qor Agës). Periudha e ndërtimit dhe ndërtuesi nuk janë të njohura deri më tani. Pasi që...

Kroi i Shatërvanit

Kroi i Shatërvanit

Në Zonën Historike të Prizrenit, në afërsi të Xhamisë së Sinan Pashës gjendet kroi i “Shatërvanit”. Supozohet se është ndërtuar në shek. XVII (pas ndërtimit të xhamisë së Sinan Pashës ). ...

Lokalitet Arkeologjik shumështresor në Vlashnje

Lokalitet Arkeologjik shumështresor në Vlashnje

Lokaliteti arkeologjik, përkatësisht vendbanimi shumështresor i Vlashnjes gjendet në sipërfaqen e sheshtë të një tarrace shkëmbore (335metra lartësi mbidetare) në krahun e djathtë të rrugës Prizren-Zh...

Lokaliteti i periudhës së bronzit të Korishës

Lokaliteti i periudhës së bronzit të Korishës

Lokaliteti i periudhës së bronzit të Korishës, ishte hulumtuar gjatë vitit 2006 dhe kishte karakter të gërmim-shpëtimit. Lokaliteti pozicionohet në faqen lindore të qafës në trajtë të shalës, fare pra...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.