Specifikat e Regjionit të Prizrenit (Trashëgimia Kulturore)

Regjioni i Prizrenit përfshin komunën e Rahovecit, Suharekës, Dragashit, Malishevës, Shtimes dhe Mamushës. Qendër administrative dhe kulturore e këtij regjioni është qyteti i lashtë i Prizrenit.Lexo më shumë

Qyteti i Prizrenit është i njohur që nga antikiteti si një vend unik në Ballkan për vlerat e trashëgimisë kulturore, të civilizimeve dhe religjioneve të ndryshme. Falë pozitës së favorshme gjeografike, gërshetimit harmonik të kulturave gjatë historisë dhe një numri të lakmueshëm të monumenteve të trashëgimisë kulturore të të gjitha kohërave, qyteti i Prizrenit me plot të drejtë mban epitetin e "qytetit muze","muzeut nën qiellin e hapur" apo edhe të "Dubrovnikut të Ballkanit", dhe radhitet si njëra ndër qytetet më të bukura të Kosovës.

 Kisha e Shën Premtës (Kisha e Levishës)

Kisha e Shën Premtës (Kisha e Levishës)

Kisha e Shën Premtes, e cila gjendet në Zonën Historike të Prizrenit, u rindërtua me urdhërin e mbretit Millutin, më 1306/7. Punët meremetuese u udhëhoqën nga mjeshtrit e njohur të asaj kohe, Nikolla ...

Gërmadhat e kalasë së Korishës me kishen paleokristiane

Gërmadhat e kalasë së Korishës me kishen paleokristiane

Gërmimet arkeologjike të zhvilluara në vitin 2002 dhe 2004 në kodrën e kalasë së Korishës, e njohur me mikrotoponimin Gralishta, nxorën konturat dhe u dokumentua planimetria e një kishe paleokristiane...

Hidroelektrana - Muzeu i Elektroekonomisë

Hidroelektrana - Muzeu i Elektroekonomisë

Në ambientin piktoresk të Grykës së Lumbardhit, 2.5 km larg Prizrenit gjendet objekti i Hidro-elektranës “Prizrenasja”. Është ndërtuar në vitin 1926-28 me kontributin e qytetarëve dhe kredive bankare....

Kalaja e Prizrenit

Kalaja e Prizrenit

Kalaja e Prizrenit përmban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit. Pozicioni i saj topografik, dominues mbi qytetin, peizazhi natyror mjaft tërheqës dhe konfigurimi arkitek...

Kapella e At Shtjefën Gjeqovit

Kapella e At Shtjefën Gjeqovit

At Shtjefën Gjeqovi u lind më 1874 në Janjevë. Shkollën françeskane kreu në Shkodër dhe pastaj vazhdoi në Dërven, Foniq dhe Banja Lukë. Në shumë vende ka shërbyer si kishtar françeskan. Është marrë me...

Kërëk xhamia -Namazxhah

Kërëk xhamia -Namazxhah

Namazxhahu gjendet në anën veri-perëndimore të qytetit pranë rrugës magjistrale Prizren-Gjakovë. Fjala Namazxhah rrjedh nga fjala persiane që d.m.th. vend për falje-lutje. Pas rënies së Prizrenit nën ...

Kisha e Nikollës së Shenjtë

Kisha e Nikollës së Shenjtë

Në lagjen Millaçiqi, në qendër të fshatit Sredskë, pranë shkollës fillore gjendet kisha kushtuar Shën Nikollës, e ndërtuar rreth vitit 1875. Fshati Sredskë gjendet 12 km në perëndim të Prizrenit, në k...

Kisha e Shën Dielës - Dëftimi i Shën Mërisë

Kisha e Shën Dielës - Dëftimi i Shën Mërisë

Kisha e Shën Dielës ndodhet në pjesën veri-perëndimore të zonës së Nënkalasë, gjegjësisht në Zonën Historike të Prizrenit. Në vitin 1966 gjatë gjurmimeve arkeologjike janë zbuluar rrënojat e këtij ob...

Kisha e Shën Gjergjit (Sinodale)

Kisha e Shën Gjergjit (Sinodale)

Kisha e Shën Gjergjit (Sinodale) gjendet në pjesën e vjetër të qytetit, në lagjen Qafë-pazari përballë kishës së Shën Gjergj-Runoviqit. Objekti është ndërtuar në vitin 1887, kurse më vonë në vitin 19...

Kisha e Shën Gjergjit në Sreckë

Kisha e Shën Gjergjit në Sreckë

Kisha pronësore e Shën Gjergjit gjendet në lagjen Millaqiki të fshatit Sreckë. Është objekt njëanijatësh me absidë gjysmë-harkore me dimensione të vogla. Muret janë të ndërtuara me gurë lumi të suvato...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.