Specifikat e Regjionit të Gjakovës (Trashëgimia Kulturore)

Qyteti i Gjakovës shtrihet në zonën jug-perëndimore të Republikës së Kosovës, përkatësisht është krijuar si nevojë e ndërprerjes së udhëtimeve të gjata mes qyteteve të Pejës dhe Prizrenit. Qyteti shtrihet rrëzë kodrës së Qabratit, me lumin Krena që e përshkon përmes si dhe Erenikun dhe Drinin e Bardhë që kalojnë bri saj.Lexo më shumë

Qyteti i Gjakovës me 85 fshatrat e saj karakterizohet me pasuri të madhe të monumenteve të të gjitha kategorive ku përfshihen: komplekse, shtëpi tradicionale, kulla, xhami, kisha, teqe, medrese, mejtepe, kroje, mulli etj.

Edhe pse si qyteti më i shkatërruar nga lufta e viteve 1998-'99 Gjakova ka arritur që në masë të madhe të ruaj –konservojë dhe restaurojë pasurinë e vet kulturore, edhe pse ka edhe mjaft punë për t'u bërë.Në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme në të cilën janë përfshirë objektet e të gjitha kategorive për Komunën e Gjakovës janë evidentuar gjithsej 148 monumente prej te cilave 38 monumente te kategorisë së trashëgimisë arkeologjike, 1 Kompleks i Tërësisë Urbanistike "Çarshia e madhe" dhe 109 monumente te trashëgimisë arkitekturore prej nga 8 kulla te qytetit dhe 23 kulla ne fshatra.

Teqeja e Sheh Danjollit

Teqeja e Sheh Danjollit

Objekti gjendet në rrugën kryesore në hyrje të qytetit nga Peja. Teqeja është ndërtuar nga Sheh Danjolli, ku edhe sot njihet me këtë emër. Objekti është ndërtuar në shek. XIX. Teqeja është ndërtesë s...

Teqja e Babes Ali

Teqja e Babes Ali

Teqeja e Babës Ali gjendet në vendin e quajtur "Mëhalla e Hankës" dhe është ndërtuar në fillim të shek. XIX nga Sheh Cena. Objekti në fjalë i takon tipit të objekteve religjioze të konfesionit islam d...

TEQJA E SHEH EMINIT

TEQJA E SHEH EMINIT

Gjendet në kompleksin historik të Çarshisë së Madhe dhe kompleksin e Lidhjes Shqiptare dega e Gjakovës, në pjesën e quajtur Kryepazari. Teqeja është ndërtuar në shek. XVIII. Objekti është teqe e sekti...

Teqja e Shejh Banit

Teqja e Shejh Banit

Teqeja e Sheh Banit gjendet në vendin e quajtur "Mëhalla e Qylit”, pranë lumit Krena. Objekti është ndërtuar në shek. XIX. Funksioni primar i teqesë ka qenë fetar, por në këtë objekt janë kryer edhe ...

Tuma ilire te ura e Fshejt - Ujzë

Tuma ilire te ura e Fshejt - Ujzë

Nekropoli tumular i Fshejit i takon periudhës së vonë të hekurit (VII-VI p.e.s.) dhe gjatë hulumtimeve arkeologjike të zhvilluara këtu në vitin 2011 u gërmuan pesë tuma, këto me inventar mjaft të pasu...

Ura e Tabakëve

Ura e Tabakëve

Ura e Tabakëve gjendet mbi lumin Erenik në jug të qytetit të Gjakovës. Kjo urë lidh Gjakovën me fshatrat në jug dhe qytetet shqiptare si Bajram Curri, Shkodra dhe Kukësi. Ura është ndërtuar në shekull...

URA E TALIQIT

URA E TALIQIT

Gjendet në kompleksin e Çarshisë së Madhe në pjesën jugore dhe është e ndërtuar mbi lumin Krena. Sipas mbishkrimit të gdhendur në mur ura daton nga viti 1816. Sipas burimeve të shkruara ura është ndër...

XHAMIA E FSHATIT SMOLICË

XHAMIA E FSHATIT SMOLICË

Xhamia gjendet në hyrje të fshatit Smolicë. Kjo ndërtesë është ndërtuar në fillim të shekullit XIX dhe është simbol i rezistencës. Xhamia është me bazë katrore, e ndërtuar kryesisht nga gurët e lumit ...

XHAMIA E GËRQARVE

XHAMIA E GËRQARVE

Xhamia e Gërqarëve siç mund të konstatohet edhe nga vetë emri i takon “Mëhallës së Gërqarëve”, e cila është një lagje e pozicionuar rrëzë Çabratit. Sipas shënimeve që posedojmë, kjo xhami është ndërtu...

Xhamia e Hadumit, mejtepi, biblioteka, varrezat dhe shatërvani

Xhamia e Hadumit, mejtepi, biblioteka, varrezat dhe shatërvani

Në bërthamën e Çarshisë së Madhe, në kryqëzimin e dy rrugëve kryesore, “Ismail Qamajli” dhe “Abedin Tërbeshi”, gjendet kompleksi historik i Xhamisë së Hadumit. Kompleksi është ndërtuar më 1585 (1001 ...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.