Specifikat e Regjionit të Gjakovës (Trashëgimia Kulturore)

Qyteti i Gjakovës shtrihet në zonën jug-perëndimore të Republikës së Kosovës, përkatësisht është krijuar si nevojë e ndërprerjes së udhëtimeve të gjata mes qyteteve të Pejës dhe Prizrenit. Qyteti shtrihet rrëzë kodrës së Qabratit, me lumin Krena që e përshkon përmes si dhe Erenikun dhe Drinin e Bardhë që kalojnë bri saj.Lexo më shumë

Qyteti i Gjakovës me 85 fshatrat e saj karakterizohet me pasuri të madhe të monumenteve të të gjitha kategorive ku përfshihen: komplekse, shtëpi tradicionale, kulla, xhami, kisha, teqe, medrese, mejtepe, kroje, mulli etj.

Edhe pse si qyteti më i shkatërruar nga lufta e viteve 1998-'99 Gjakova ka arritur që në masë të madhe të ruaj –konservojë dhe restaurojë pasurinë e vet kulturore, edhe pse ka edhe mjaft punë për t'u bërë.Në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme në të cilën janë përfshirë objektet e të gjitha kategorive për Komunën e Gjakovës janë evidentuar gjithsej 148 monumente prej te cilave 38 monumente te kategorisë së trashëgimisë arkeologjike, 1 Kompleks i Tërësisë Urbanistike "Çarshia e madhe" dhe 109 monumente te trashëgimisë arkitekturore prej nga 8 kulla te qytetit dhe 23 kulla ne fshatra.

Mulliri i fshatit Mulliq

Mulliri i fshatit Mulliq

Mulliri i fshatit Mulliq bën pjesë në kategorinë e objekteve mirë të ruajtura, i cili është i ndërtuar nga materiali i drurit në tërë konstruksionin e tij (bazament, dysheme, mure dhe në konstruksioni...

Muzeu Etnografik

Muzeu Etnografik

Objekti gjendet mu në qendër të qytetit, përballë Kuvendit Komunal në Gjakovë. Është ndërtuar në vitin 1810 nga familja Sina. Shtëpia është ndërtuar në dy etazhe p+1. Etazhi i përdheses është përdorur...

Nekropoli i tumulave të Rogovës

Nekropoli i tumulave të Rogovës

Nekropoli i tumulave të Rogovës gjendet në lokacionin e njohur me emrin Fusha, rreth 4 km në juglindje të nekropolit tumular të Fshejt, në krahun e djathtë të rrugës Gjakovë-Prizren. Ky kompleks nekro...

Nekropoli tumular i Ponoshecit

Nekropoli tumular i Ponoshecit

Nekropoli tumular i Ponoshecit ndodhet në parcelat e tokave të njohur me toponimin lokal si Arëza, fare pranë përroit Labenicë. Kjo varrezë me tumula, është e grupuar në pesë tuma të evidentuara deri ...

Shtëpia e Dobrunave-Polloshkave

Shtëpia e Dobrunave-Polloshkave

Objekti është pjesë e tërësisë urbanistike "Çarshia e Madhe" dhe është ndërtuar në shek. XIX. Kjo shtëpi është tipike qytetare, e ndërtuar nga pjesa më e pasur e asaj kohe dhe ka shërbyer për banim, ...

Shtëpia e Ismet Zhavelit

Shtëpia e Ismet Zhavelit

Shtëpia e Ismet Zhavelit gjendet në “Çarshinë e Madhe” dhe është ndërtuar në shek. XIX. Ky objekt ka shërbyer për banim, të cilin funksion e kryen edhe sot. Hyn në rangun e shtëpive tradicionale qyt...

Shtëpia tradicionale e Basri Kryeziut

Shtëpia tradicionale e Basri Kryeziut

Shtëpia e Basri Kryeziut është shtëpi tradicionale qytetare e shekullit XIX, periudhë kur është ndërtuar ky tip i banesave qytetare, në të cilat jetonin klasa më e lartë e popullsisë. Objekti ka shërb...

Shtëpia tradicionale e Mazllom Zherrkës

Shtëpia tradicionale e Mazllom Zherrkës

Ky objekt gjendet në vendin e quajtur “Rruga e Çabratit”, në afërsi të zonës historike "Çarshia e Madhe ", në Gjakovë dhe është ndërtuar në shek. XIX. Shtëpia ka shërbyer për banim, kurse kohëve të fu...

Shtëpia tradicionale e Xhafer Grezdës

Shtëpia tradicionale e Xhafer Grezdës

Shtëpia e Xhafer Grezdës gjendet në kuadër të kompleksit “Çarshia e Madhe” në Gjakovë. Është shtëpi karakteristike qytetare, ku ka jetuar shtresa më e lartë dhe është e ndërtuar në shek. XIX. Kjo shtë...

Tabhanja

Tabhanja

Tabhanja gjendet në vendin e quajtur “Livadhi i Tabhaneve” pranë lumit Krena. Objekti i parë i Tabhanës është ndërtuar në vitin 1650 nga esnafi i tabakëve dhe ky objekt përfaqësonte zejtarët e kohës...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.