Specifikat e Regjionit të Gjakovës (Trashëgimia Kulturore)

Qyteti i Gjakovës shtrihet në zonën jug-perëndimore të Republikës së Kosovës, përkatësisht është krijuar si nevojë e ndërprerjes së udhëtimeve të gjata mes qyteteve të Pejës dhe Prizrenit. Qyteti shtrihet rrëzë kodrës së Qabratit, me lumin Krena që e përshkon përmes si dhe Erenikun dhe Drinin e Bardhë që kalojnë bri saj.Lexo më shumë

Qyteti i Gjakovës me 85 fshatrat e saj karakterizohet me pasuri të madhe të monumenteve të të gjitha kategorive ku përfshihen: komplekse, shtëpi tradicionale, kulla, xhami, kisha, teqe, medrese, mejtepe, kroje, mulli etj.

Edhe pse si qyteti më i shkatërruar nga lufta e viteve 1998-'99 Gjakova ka arritur që në masë të madhe të ruaj –konservojë dhe restaurojë pasurinë e vet kulturore, edhe pse ka edhe mjaft punë për t'u bërë.Në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme në të cilën janë përfshirë objektet e të gjitha kategorive për Komunën e Gjakovës janë evidentuar gjithsej 148 monumente prej te cilave 38 monumente te kategorisë së trashëgimisë arkeologjike, 1 Kompleks i Tërësisë Urbanistike "Çarshia e madhe" dhe 109 monumente te trashëgimisë arkitekturore prej nga 8 kulla te qytetit dhe 23 kulla ne fshatra.

Kulla e Ibish Alisë

Kulla e Ibish Alisë

Kulla gjendet në fshatin Brovinë dhe është një ndër kullat me dukjen më madhështore nga të gjitha objektet e këtij lloji. Kulla është ndërtuar në shek. XIX dhe i takon tipit të kullave të Rrafshit të ...

Kulla e Isuf Sadikut

Kulla e Isuf Sadikut

Kulla gjendet në fshatin Nivokaz dhe është ndërtuar në shek. XIX. I takon tipit të kullave trekatëshe (tipike për Rrafshin e Dukagjinit), dhe ka shërbyer kryesisht për banim. Kulla është e punuar nga...

Kulla e Sadik Nivokazit ( Teqja e Shejh Hazirit )

Kulla e Sadik Nivokazit ( Teqja e Shejh Hazirit )

Kulla gjendet në fshatin Nivokaz, afër rrugës kryesore Gjakovë-Junik. Kulla është ndërtuar në fillimvitet e shek. XIX. Përveç rolit për banim kulla ka shërbyer edhe si teqe (i takon tarikatit Halveti...

KULLA E SAHATIT

KULLA E SAHATIT

Objekti gjendet në bërthamën e "Çarshisë së Madhe", saktësisht në vendin e quajtur "Fusha e Sahatit" dhe është ndërtuar në vitin 1597. Ky objekt është ndërtuar menjëherë pas ndërtimit të Xhamisë së Ha...

Kulla e Sylejman Vokshit

Kulla e Sylejman Vokshit

Kulla gjendet në vendin e quajtur Mejtepi Ruzhdije në hyrjen e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë. Objekti është ndërtuar në fillim të shek. XVIII dhe ka rëndësi të madhe historike sepse aty u lind heroi...

KULLA E YMER POGËS

KULLA E YMER POGËS

Kulla gjendet në fshatin Rogovë të Hasit në anën e djathtë të Drinit të Bardhë. Kulla është ndërtuar në shekullin XVI nga Hasan Agë Qeli i Demjanit, i cili e ndërtoi edhe Xhaminë e Rogovës në vitin 1...

Lokaliteti Arkeologjik-fortifikata Suka e Cërmjanit

Lokaliteti Arkeologjik-fortifikata Suka e Cërmjanit

Mbi një kodër të lartë rreth 500 metër mbi nivelin e detit, në pjesën veriore të fshatit Cërmjan, me një pozitë dominuese gjeostrategjike, pozicionohet Suka e Cërmjanit një vend gjetje arkeologjike nj...

MEDRESA E MADHE

MEDRESA E MADHE

Kompleksi Medreseja e Madhe shtrihet në afërsi të tërësisë urbanistike “Çarshia e Madhe” në Gjakovë. Medreseja e Madhe e Gjakovës me shekuj ishte gurrë diturie dhe vatër arsimore fetare si dhe konvikt...

MEJTEPI I HAXHI YMERIT

MEJTEPI I HAXHI YMERIT

Mejtepi i Haxhi Ymerit është objekt në kuadër të kompleksit të Xhamisë së Haxhi Ymerit dhe siç tregon emri gjendet në mëhallën e Haxhi Ymerit. Objekti është i vendosur përballë hyrjes së xhamisë. Në ...

Mejtepi Ruzhdije - Shkolla e parë Shqipe

Mejtepi Ruzhdije - Shkolla e parë Shqipe

Mejtepi Ruzhdije gjendet në vendin e quajtur "Mejtepi Ruzhdije", pranë shtëpisë së Sylejman Vokshit. Objekti është ndërtuar në vitin 1810. Në fillim objekti përdorej si mejtep i ciklit të ulët në gju...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.